Ish-drejtori i burgut 313 në Tiranë gjatë viteve 2020-2021, Edison Metaj, është kërcënuar me jetë nga një person apo disa persona të paidentifikuar, vetëm disa muaj pas largimit nga detyra. Paraditen e 13 majit 2022, Metaj, 46 vjeç, ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese ndaj tij dhe familjes së tij, përmes platformës së komunikimit SINGAL.
"Do të djeg ku të dhemb më shumë... mos hap gojë në polici... hera e fundit...", janë disa nga mesazhet kërcënuese.
Ditën që ka marrë mesazhet shqetësuese, Metaj është paraqitur në Prokurorinë e Tiranë, duke depozituar një kallëzim penal. Në deklarimin e tij në organin e akuzës, ish drejtori i burgut më të rëndësishëm në Shqipëri, ka shprehur bindjen se kërcënimet i kanë ardhur për shkak të detyrës, për të cilën shprehet se e ka kryer me korrektësi.
Po gjatë muajt maji 2022, ish drejtori i burgut ka bërë një tjetër kallëzim në Prokurorinë e Tiranë, gjithashtu për kërcënim. Këtë herë, sipas materialit kallëzues, kërcënimi ishte më konkret, me anë të një letre alumini të hedhur në ballkon, në të cilin ishin futur 3 fishekë model 9mm, një copë betoni dhe një letër ku shkruhej 'gjaku yt...'.
Në banesë ka shkuar një grup hetimor, për të bërë këqyrjen e sendit. Ish zyrtari i lartë i burgjeve nuk është marrë në mbrojtje nga policia, ndërsa nuk dihet se çfarë veprimesh hetimore janë ndërmarrë nga prokuroria. Burgu 313 konsiderohet më i rëndësishmi në Shqipëri, brenda të cilit aplikohet edhe izolimi brenda burgut '41 biss', për anëtarët dhe krerët e grupeve kriminale.
K.T./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.5%
-
Shëndet
67.7%
-
Mirëqënia
21.7%
Vota total: 1831
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Drogë, përleshje, dhunë dhe aksidente në gjendje të dehur pas festës, 7 persona të arrestuar dhe 2 nën hetim
2 Janar, 14:06
-
VIDEO/ Po performonte Stresi, të shtëna me armë në koncertin e ‘Cinco Cavallit’ natën e ndërrimit të viteve në Tiranë, në kërkim autori (EMRI)
2 Janar, 12:30
-
Ministri Taulant Balla e nis ndryshe vitin e ri! 1 janarin e 2025-ës e kalon duke luajtur futbollin 'me çunat e lagjes' te sheshi
1 Janar, 21:41
-
Tiranë/ Konflikt në hyrjen e një pallati, 34-vjeçari plagos me thikë dhe sende të forta komshinjtë e tij! Babë e bir dërgohen në spital! Kapet autori (EMRAT)
1 Janar, 16:56
-
Fëmijët e parë të lindur për 2025-ën marrin bonusin e bebes! 2.2 mld lekë të akorduara në buxhetin e këtij viti për të vijuar mbështetjen e fëmijëve
1 Janar, 16:45
-
Pushime dhe vjedhje, binomi klasik i festave të fundvitit! Si të mos biem pre e hajdutëve, policia: Mos ekspozoni pushimet jashtë! Siguroni dyer e dritare
1 Janar, 15:46
-
Viti i ri në Tiranë/ 20 vjeçari plagoset me plumb qorr në këmbë, ishte në oborrin e shtëpisë! 16 të lënduar nga fishekzjarret
1 Janar, 12:42
-
Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë
1 Janar, 01:56
-
Përfundojnë punimet në tunelin qendror të Murrizit, hapet në mars të 2025
31 Dhjetor 2024, 15:52
-
Fidel Ylli uron Vitin e Ri 2025, kreu i KOKSH: Tirana kryeqyteti i sportit, Valiev e Dudaev shërbim kombëtar
31 Dhjetor 2024, 15:46
-
Ndërrimi i viteve me koncert në Tiranë, s’mungojnë fishekzjarret! Nënkryetarja e Bashkisë: I pranishëm edhe Veliaj
31 Dhjetor 2024, 15:17
-
Zyrtare/ Tirana humbet pjesë, largohet Fjoart Jonuzi
31 Dhjetor 2024, 14:58