Dosje të plota të ardhura nga disa vende evropiane, kryesisht Anglia, Spanja apo Belgjika, i dhanë ndihmën vendimtare Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në Tiranë për të goditur grupet kriminale të drejtuara nga Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai, që mbytën kontinentin me kokainë ndërsa miliardat i pastronin në Shqipëri në bashkëpunim me Artur Shehun, Ilir Shtufi,  Orges Birçajn apo Orest Sotën.

Vetëm vendimi i GJKKO për 20 masat e sigurisë rezulton të jetë 855 faqe, që nis me takimet e dokumentuara të boësëve të drogës në vende si Antverp Belgjikë, Majorka Spanjë apo edhe në më të famshmin prej të gjithevë, ‘samiti’ në ishullin e Arubas në antilet holandeze.

Në takimet, të cilat janë zhvilluar në vitet 2018-2021, kryesisht sipas SPAK është bizeduar në kuadër të veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, por edhe për investime në Shqipëri. Në këto dy foto të mëposhtme tregohet në dosje takimi në Aruba, ku kanë marrë pjesë ndër personazhet më të njohura, të lidhur me krimin shqiptar në botë.

1781775927_bashkimosmani.jpeg

1781775803_lipajshehu.jpeg

Në takim është edhe Bashkim OSMANI, një personazh me shtetësi kosovare që ka qenë i hetuar nga disa shtete në Evropë për trafik drogë, ndërkohë që duken Artur Shehu, i njohur së fundmi për pronat në Zvërnec apo Adrian Rama, nipi i ‘Mirit të Xhikës’, pjesë e rrjetit të Hamzai-Koçeku të trafikut të drogës. Në foton tjetër duken personazhe si Toni LIPAJ, Artur SHEHU, apo Arben Ismailaj. SPAK thotë se aty kanë qenë edhe vetë Alfredo Hamzai me anëtarë të tjerë të grupit si Elton Memeti, Erjon Rama, Bujar Shehaj etj.

Fotoja tjetër tregon një tjetër takim të rëndësishëm, atë të 12 shkurtit 2019, në Antverp të Belgjikës. Fotoja në dosjen e SPAK tregon Alfredo Hamzain me anëtarë të grupit të tij, Arben Ismailaj, Elton Memeti dhe Adrian Rama.

1781775896_ilustrimi.jpeg

Nga dosjet e ardhura nga jashtë, pamje dhe kryesisht biseda në SKYECC prokuroria thotë se është arritur të provohet një rrjet i madh trafiku droge, me një shtrirje ndërkombëtare dhe në tonelata të konsiderueshme, si edhe qarkullimin e shumave të mëdha të parave.

Gjithashtu SPAK thotë se ka prova të konsiderueshme që vërtetojnë se trafikantët kanë drejtuar dhe kryer një sërë veprimesh noteriale mbi blerje të pasurive të paluajtshme, investimin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të fshehur pas subjekteve ndërtuese të njohura në aktivitetin e ndërtimit dhe të cilat përfitojnë lehtësisht leje zhvillimi dhe ndërtimi si investitor strategjik.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajm në përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
‘Black eagle” në Belgjikë zbardhi trafikun e Alfredo Hamzait, si u përgjua ortaku i tij Kulaj në qeli, në shtëpi iu gjetën 70 mijë euro cash, armë dhe kokainë

Për zbardhjen e aktivitetit kriminal të grupit të Alfredo Hamzait, SPAK u ndihmua në mënyrë të posaccme nga dosja e autoriteteve belge për trafikantët shqiptare e quajtur “Black Eagle”.

Në dosjen që Report Tv e disponon thuhet qartë se nga komunikimet e konstatuara nga ana e autoriteteve belge, por dhe të ndodhura nga këqyrjet e aparateve të telefonit vërtetohet se një personazh me emrin Indrit Kulaj, i dnëuar në Belgjikë, ka komunikime të shumta Alfredo Hamzai në SKYEcc

“Nga data 19/10/20 deri në 08/03/21 rezulton se shtetasi Indrit Kulaj, i cili ishte arrestuar në Spanjë në lidhje me trafikimin e një sasie prej 441 kg kokainë përfitonte nga kontaktet e tij në burg në Spanjë për të krijuar një rrjet të ri importimi të kokainës me nisje nga Paraguai, ku një pjesë e tyre mund të kalonte nëpër rrugë diplomatike që parashikon transporte detare nëpërmjet transportit të sojës, karbonit dhe mishit, që mund të furnizonin në shkëmbim ekstazi, hashash dhe arme, që do përdornin avione private dhe do kishin pilote në dispozicion, që do ishin aktive si në shitje, transformim dhe transport nga porti të substancave narkotike, që do të punonin në shumë porte në Evropë dhe do të kishin bashkëpunëtore të brendshëm, që shoqëritë e Lazaros Kiritsis do të përdoreshin për të pastruar para, që do kishin depo për të transformuar mallin dhe vende të ndryshme për ta ruajtur”, thuhet në dosje.

Kulaj u përgjua edhe në qelinë e tij në burgun "SaintGilles" në Belgjikë, shumë biseda të rëndësishme për hetimin u kapën; që ai ka thënë që për atë puna është e thjeshtë sepse korrierët janë të gatshëm, që ka njerëzit dhe që ka akoma pune jashtë.

“Që gjatë kontrollit të kryer në "Padresse Gallifortleri" (selia e shoqërisë Mondovi dhe banesa e të dashurës së Indrit Kulaj) u gjet nje vend i fshehur pas një muri në katin përdhe; që ai përmbante 6 armë kryesisht me silenciator, një shume prej 29875 euro, 12 blloqe kokaine me një peshe totale prej 11,995 kile, 3 qese kokaine me peshe 5 kile, tre kuti që përmbanin pengues valësh telefonike, dy kuti që përmbanin një varkë gome Zodiac me motor dhe bateri (që përdorimi i një varke te tille është konfirmuar nga përgjimet dhe observimet në kuadër të eksportit të lëndëve narkotike); që një shume prej 18650 eurosh është gjendur në një dhomë në kat të tretë dhe një shumë prej 20400 eurosh, dy ora Rolex dhe disa bizhuteri në një vend të fshehtë brenda një tavoline në kat të dytë”, veçon SPAK.

Me gjykatën belge u përballën Alfredo Hamzai, Kiritsis Lazaros, Xhesi Islama, Erik Islama, Arten Hamzai, Alfonso Uribe Mejia, Paris Dedej, Ilir Licaj, Dorjon Kalemaj, Jurgen Kalemaj, Mohamed Bouchal, Rosalino Mosquera Caicedo, Reshat Godo, Geron Zenjelaj, Amarildo Hodaj alias Amarildo Mandi, Gazmir Vladi, Miguel Carabali, Donis Hoxha, Klodian Bacja, Diego Velasco Sarria.

Por SPAK kujdeset të thotë se për Hamzain ka fakte të reja që nuk janë gjykuar në atë proces, për të cilin thotë SPAK edhe në gjyq nuk e mohonte rolin udhëheqës.

Ora 12:15
Eldi Dizdari ‘mori në qafë’ super trafikantët! Megadosja e kokainës dhe pastrimit të parave nisi nga 'lufta’ për tokat pranë “Air Albania”

1781611259_eldidizdari.jpg

Super dosja hetimore e SPAK me emra shumë të njohur të trafikantëve të drogës që kanë pastruar qindra milionë euro në Shqipëri nisi nga një hetim pasuror për Denis Matoshin i njohur si Eldi Dizdari, një personazh shumë i përmendur në grupet e trafikut të drogës.

Ishte viti 2020 thotë SPAK kur nisi hetimin pasuri ndaj tij pasi mësoi se Dizdari kishte përfituar një tokë 500 m2 katrorë si dhuratë nga Qefsere e Eqerem Grori si dhe Osman Dervishi në një prej zonave super të shtrenjta të Tiranës, në rrugën Dervish Hima pranë stadiumit “Air Albania”. Kjo pasuri aktualisht është e konfiskuar.

Që atëherë SPAK kishte kërkuar informacion nga Kadastra dhe kishte rënë në gjurmët e Artur Shehut dhe Elton Memetit, të cilët sipërfaqe të tëra toke në këtë zonë ia kishin dhuruar njëri-tjetrit duke filluar nga vitit 2015 e deri në vitin 2022.

Një fakt interesant është se në momentin kur këto personazhe morën vesh veprimet e SPAK për ta konfiskuar pronën filluan të lëviznin duke kërkuar informacion në Angjencinë e Kadastrës, ndërsa anulohen edhe kontrata zhvillimi të bërë me një kompani.

“2.2.5 Gjatë kohës që çështja ishte në hetim (maj të vitit 2022) dhe kohë që përkonte me paraqitjen pranë Gjykatës të kërkesës për konfiskim të pasurive të shtetasit Eldi Dizdari, grupi kriminal ka filluar lëvizjet e tij, duke përdorur edhe institucionin shtetëror të Agjensisë së Kadastrës, në përpjekje për të marrë të dhëna nëse pranë Prokurorisë së Posacme ka patur çështje ndaj tyre, kohë kjo që përkon edhe me operacionin e kryer në Belgjikë në kuadër të çështjes "Black Eagle"", dosje për të cilën është përftuar informacion përgjatë hetimeve. Hetimet janë zhvilluar në mënyrë paralele dhe për të cilat autoritetet përkatëse kanë dërguar edhe letërporosi pranë autoriteteve reciproke, në mënyrë të pavarur, duke u lidhur më pas me njëra-tjetrën.

Pranë Prokurorisë së Posçcme është paraqitur një kërkesë nga shtetasit Myzejen Rama, Besnik Rama dhe Andi Grori (bashkëpronarë të truallit) duke kërkuar dhënien e pëlqimit për zhvillimin e pronës dhe po këto ditë nga Agjensia e Kadastrës Jug Tiranë është kërkuar informacion, nëse për personin nën hetim Artur Shehu, po zhvilloheshin hetime, pasi në këtë zyrë ishin paraqitur dy kontrata dhurimi të lidhur ndërmjet shtetasit Artur Shehu (dhe shtetasve Xhesika Dodaj (bashkëjetuese e shtetasit Fation Kola) dhe Malvina Canaj, (bashkëjtuesja e shtetasit Ervis Çela), (ky i fundit i arrestuar për veprën penale të trafikimit të lëndës narkotike), të cilave ai iu dhuronte sipërfaqet e tokës të së njëjtës Zonë Kadastrale të përfituara nga dhurime të mëparshme.

Përgjatë kësaj kohe kanë filluar revokimet e kontratave të lidhura me shoqërinë "A@AMIV" sh.p.k., dhe në vitin 2022 nëpërmjet përgjimeve të komunikimeve të bashkëpronarëve, por edhe personit nën hetim Adrian Rama, është mësuar se ishte ky i fundit, i cili qëndronte dhe orientonte veprimet me pronën dhe pas shkresës së dërguar në SPAK, nga Agjencia e Kadastrës, ku kërkonte informacion mbi personin nën hetim Artur Shehu, duke krijuar kështu indicie për lidhje të mundshme të tyre mes njëri-tjetrit”, thuhet në dosje.