Dosja “21 janari”, Llupo, me
2 automatikë në demonstratë

Dosja “21 janari”, Llupo, me<br />2 automatikë në demonstratë
Në mbrojtjen e godinës së kryeministrisë në 21 janar, nuk ka qënë i paisur me dy armë vetëm komandati i Gardës Ndrea Prendi, por dhe anëtari i njësisë së dytë Agim Llupo, që akuzohet direkt nga prokuroria si autor i vrasjes së shtetasit Zivër Veizi. Mësohet se efektivi i vetëm që po mbahet në qeli Agim Llupo gjatë kryerjes së shërbimit të tij në 21 janar pranë kryeministrisë, ka përdorur dy armë automatike, ku sipas prokurorisë njërën e ka pasur të mbushur me plumba manovër, ndërsa tjetrën me plumba luftarakë. Prokuroria thotë se në momentet e para Agim Llupo ka qëlluar me plumba manovër, por kur kjo armë i është bllokuar ai ka vënë në përdorim automatikun model turk MP5, duke qëlluar me plumba luftarakë. Fakti se Llupo ka qënë i armatosur me dy armë, sipas burimeve provohet dhe nga pamjet filmike, të cilat qartësojnë efektivin e gardës që në njërin nga supet e tij, ka të varur një automatik tjetër. Kjo rëndon akoma dhe më tepër pozicionin e efektivave të Gardës së Republikës, të cilët në 21 janar ishin armatosur më tepër siç parashikonte plani i masave të bërë një ditë më parë nga vetë krerët e repartit të Gardës së Republikës. Momentalisht i akuzuari për vrasjen e demostruesit nga Gjirokastra Zivër Veizi, Agim Llupo, dyshohet se ka qëlluar me armën e tij dhe në drejtim të dy demostruesve të tjerë Aleks Nikaj dhe Hekuran Deda. Për këto dy vrasje prokuroria e Tiranës vendosi të zgjasë hetimin deri në 8 maj të këtij viti për gardistin Agim Llupo, me argumentin se nevojiten kryerja e disa ekzaminimeve balistike, me qëllim përcaktimin se prej kujt armë janë qëlluar dy viktimat. Në seancën e gjyqit gardisti Llupo ka pretenduar se është i pafajshëm dhe se nuk mund të qëndrojë në burg, sa herë të kërkojë prokuroria shtyrjen e afatit. Llupo u shpreh se përgjatë një viti ai është pyetur vetëm një herë nga hetuesit e 21 janarit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane