Dosja “Xhuvani”, Prokuroria:
Halimi cënon sistemin e drejtësisë

Dosja “Xhuvani”, Prokuroria:<br />Halimi cënon sistemin e drejtësisë
Prokuroria e Përgjithshme ka akuzuar Ministrin e dritësisë, Eduard Halimi, për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, duke cenuar pavarësinë e këtij institucioni.

Reagimi i prokurorisë ka ardhur menjëherë pasi Halimi i dërgoi Presidentit të Republikës, Bamir Topi, dosjet e gjykimit të djalit të aktores dhe deputetes Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani.

Prokuroria e ka cilësuar veprimin e halimit si të rrezikshëm ndaj funksionimit dhe pavarësisë të sistemit të drejtësisë shqiptare, duke qenë se cështja ndaj K.Xhuvanit është ende në gjykim.

Ministria e drejtësisë i ka cuar presidentit Topi dosjet e gjykimit të djalit të aktores Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani, i cili u dënua nga gjykata me dy vite burg me akuzën për vrasje.
Pas publikimit të raportit të inspektimit, ministri i drejtësisë Eduard Halimi u shpreh se dënimi me dy vite burg është politikë penale e papranueshme. Për këtë arsye ai se raporti do të dërgohet në Presidencë, pasi kreu i shtetit është dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka autoriteti të marrë vendime, por edhe tek prokuroja e përgjithshme Ina Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Për të gjithë demokratët që po mërziten me Berishën për listat

Mero Baze: Për të gjithë demokratët që po mërziten me Berishën për listat