Luan Rama ka reaguar lidhur me dosjen “Habilaj” ku ka dalë edhe emri i Saimir Tahirit. Ai thotë se reforma në drejtësi është para provës që t’u dëshmojë shqiptarëve vlerën për të cilën u miratua.

Statusi i plotë i Luan Ramës
Forca e shembullit kërkon shembulline ndarjes së qeverisë nga krimi!

Asgjë nuk është e papritur, gjithçka është parathënë: krimi dhe Rilindja është krimi në pushtet, është pushteti i blerë me paratë e krimit, nuk ka rëndësi të kushërinjëve apo të komshinjëve të krimit!

Forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës, pëlqen të thotë gjithnjë Kryeministri!

Dhe që të dëshmojë se nuk e thotë për demagogji, po ja bëj të qartë se forca e shembullit, sot dhe jo nesër, kerkon shembullin e ndarjes së qeverisë nga krimi!

Reforma në drejtësi është para provës që t’u dëshmojë shqiptarëve vlerën për të cilën u miratua!

Duhet rrëzuar sistemi i qeverisjes së krimit!