DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

Pajtime Fetahu dhe Suel Çela

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu u arrestua me urdhër të SPAK pas goditjes së organizatës kriminale të Suel Çelës. Në një pjesë të konsiderueshme të dosjes del edhe emri i Megi Fetahut, vajza e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, ndaj së cilës SPAK lëshoi masën e arrestit me burg.

Vajza shpesh herë bën rolin e ndërmjetësueses së nënës së saj dhe eksponentë të organizatës së Suel Çelës.

Në një bisedë të zhvilluar më 29 korrik 2020, ajo komunikon me Klaus Matishin dhe i shpreh atij mërzitjen e nënës së saj Pajtime Fetahu me Suel Çelën dhe vëllain e tij Mario Çela.

Megi shprehet se nëna e saj ka rrezikuar duke e ndihmuar në disa raste, ku përmend, atë të Brikin Rustës, për amnistinë e Kelmend Xhaferrit dhe rastin e tritolit të vënë Fuad Verzivollit. Megi shprehet se e ëma i kishte thënë që “ata të marrin vetëm kur kanë hallet e veta dhe nuk çojnë një fjalë nëpërmjet Renatos që u gëzuan ose të falenderojnë.

“Mami dje në dark kur u shtri po thoshte qe ishte mërzit me shok me Mario. E nisi kështu. Kur erdhe sot te tavolina ime dhe m’the ka thënë Mario u gëzova tha për një sekondë se mendova që ka thënë ndonjë fjalë të mirë ai tha kishte thënë shif rregullo ankimin. Thërret Mario tha unë në Tr i shkoj në shpi. Thrret Titi tha i shkoj ne shpi. Thotë shoku tha ik në Tr tako Gencin iki në Tr. Thonë tha mos ia bëj nderet atyre megjithëse mund ti kisha marrë shume lek të tjerëve s’ja kam bëë. Thonë bëj këtë e bëj. Po atë telefonin tha për ca e marrin ata tha vetëm kur kanë hallet e veta? Bëj kushurinin ia bëra. Për Rukën. Bej amnistin e bëra. Futu te tritoli u futa. Unë rrezikoj jetën time”-janë shqetësimet e gjyqtares që megi ia përcjell Klausit.

Ky i fundit i thotë që gjyqtarja ka të drejtë dhe se ai vëtë është mërzitur me Marion pasi ky i fundit ‘s’ka takt’. Madje ai i premton se gjyqtares do i shkojë një kafe.

Në një tjetër bisedë të shkëputur nga përgjimet e Sky Ecc, Suel Çela i shkruan Pajtimes se do donte ta falënderonte nga afër, madje i thotë kësaj të fundit që “të konsideroj si njeriun e shtëpisë”.

Pjesë e shkëputur nga biseda me Pajtime Fetahun dhe Suel Çelën

Marjus Lulaj: Të presim për kafe. Pa diskutim o do fitojm o do fitojm”.

Pajtime Fetahu: Të rrini gëzuar.

Marjus Lulaj: Faleminderit”.

Pajtime Fetahu: Bëj se ti e meriton dhe te kam thënë qe ju kam në zemër”.

Marjus Lulaj: Mirë motra shikoje vet ne këtu jemi, dhe me thuaj për ca të nevojitem se vetëm ti po bën për ne”.

Pajtime Fetah: Faleminderit shumë o yll. Po për Kelin nuk u gëzove qe nuk po e përmend? Unë bëra gjithë atë lufte nëe gjykate me burgjet me prokurorin. Apo nuk tregon blerina? Apo thotë qe i ka bërë ajo?”.

Marjus Lulaj: Për ty hidhen ne zjarr jo vetëm unë të gjithë ne dhe ne tkemi ciper kokës ty”.

Pajtime Fetahu: Ishalla nuk me nevojitesh haha.

Në dosje thuhet më tej se Suel Çela i ka dërguar pëmes nënës së tij shumën prej 10 mijë eurosh Pajtime Fetahut “për nderet” që ajo i ka bërë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
‘Të kam xhan’, zbardhen bisedat mes ish-kryegjyqtares dhe Suel Çelës: Ti më ke mua, unë të kam ty

Foto: Pajtime Fetahu dhe Suel Çela

Pajtime Fetahu është ish-kryegjyqtarja e Elbasanit e arrestuar ditën e djeshme në kuadër të megaoperacionit të SPAK. Fetahu akuzohet për përfshirje me grupet kriminale, si pjesë e klanit Çopja. Gjithashtu është bërë e ditur se kjo e fundit ka udhëruar vrasjen e gazetarit Saimir Kodra në shenjë hakmarrje.

Së fundmi janë zbardhur edhe disa biseda mes Fetahut dhe Suel Çelës, i cili ka pseudonimin Marjus Lulaj. Nga bisedat duket se ish-gjyqtarja dhe personazhi i botës së krimit kanë një marrëdhënie mjaft miqësore.

Pjesë nga biseda mes Pajtime Fetahut dhe Suel Çelës alias Marjus Lulaj:

Pajtime Fetahu: Ti si je, je mërzitur?

Marjus Lulaj: Pastaj dihet jeta luftë qënka, jo nuk dorëzohem kollaj ti e di.

Pajtime Fetahu: S’ka gjë, prapë ne në majë do dalim.

Marjus Lulaj: Pa diskutim po.

Pajtime Fetahu: Pse mua qysh më di ti.

Marjus Lulaj: Hahahaha.

Pajtime Fetahu: S’dorëzohemi ne.

Po ashtu në një bisedë tjetër mes Fetahut dhe Çelës duket që lidhja e tyre është shumë miqësore.

Marjus Çelaj: Rri e qetë nuk je vetëm.

Pajtime Fetahu: Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës.

Marjus Çela: Edhe unë, rri super e qetë…

Pajtime Fetahu: Unë të kam ty, ti më ke mua.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë