Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 9 vite burg për ish-shefin e policisë, Ardit Hasanbegaj, lidhur me dosjen 'Metamorfoza', e cila është dërguar për gjykim.
Seanca e radhës u shty për më 9 mars ku priten konkluzionet e avokatëve mbrojtës.
Zbërthimi i mesazheve përmes aplikacioneve Encro Chat dhe SKY ECC, zbuloi disa nga vrasjet të kryera për interes të Pëllumb Gjokës.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, akuzohet për akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’ të Gjin Ndoj (Boriçi), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës.
SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjoka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ndërkohë, ish-zyrtari i policisë Ardit Hasanbegaj, akuzohet për sigurim të kushteve për vrasjet e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.
Dosja ‘Metamorfoza’ ka të pandehur edhe, ish-kreun e Operacionales së Policisë, Oltion Bistri, ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe anëtarë të grupit të Bajrave në Shkodër.
Komente











