Kreu aktual i bashkisë Kamëz dhe kandidati i PD për zgjedhjet lokale në këtë bashki, pritet të dalë para gjykatës së apelit pas zgjedhjeve të 21 qershorit.

Burime për A1Report nga gjykata bënë me dije se kërkesa e Mziut për apelimin e dënimit me dy vite burgim është hedhur në short, ku është caktuar relator gjyqtari Genti Shala dhe seanca pritet të zhvillohet në vjeshtën e këtij viti, ditët e para të muajit nëntor.

Mziu u dënua nga gjykata e shkallës së parë me 2 vite burgim dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike, ndërsa ky dënim është apeluar dhe pritet gjykata e apelit të vendosë nëse do të vuajë apo jo kreu i bashkisë Kamëz dënimin.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)