Është shtuar numri i personave të dyshuar si të përfshirë në skandalin e ish-ministrit Spiro Ksera, i cili aktualisht ndodhet në burg i akuzuar për "shpërdorim detyre".
Sipas prokurorisë, në hetim janë edhe 3 ish-zyrtarë të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, në sektorin e financave, por emrat e tyre nuk bëhen të ditura pasi organi i akuzës është në proces njoftimi.
3 ish-punonjësit, dyshohet se kanë shpërndarë fondet financiare pa i shoqëruar me dokumentacione përkatëse.
Aktualisht, përveç Kserës i cili akuzohet për vjedhjen e 30 milionë lekëve nga fondet e ministrisë, në burg ndodhet edhe ish zyrtari Artevis Mene, ndërsa ndaj dy ish punonjëseve Elda Kozaj dhe Pranvera Lila, gjykata caktoi masën e sigurisë "detyrim paraqitje".
Po ashtu në kërkim janë shpallur Alban Karabashi, Elisabeta Dodbiba dhe Alfred Jaunidhi. Një tjetër i dyshuar për dosjen Ksera është edhe ish-drejtori i kabinetit, Kleves Bitraj , i cili aktualisht ndodhet në burg, ku po vuan një tjetër dënim.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com