Dosja Toyota Yaris/ Berisha del nga SPAK e publikon të tjera përgjime: Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon

Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i PD, Sali Berisha u paraqit paraditen e kësaj të hëne në SPAK për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”.

Pasi doli nga SPAK ku ishte për të zbatuar masën e detyrimit me paraqitje Berisha publikoi të tjera përgjime të dosjes “Toyota Yaris’ për të cilën thotë se është I implikuar edhe ish ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Tani, siç e dini ju, jam zotuar para jush t’u faktoj ju dhe shqiptarëve se çfarë organizate kriminale paguhet në këtë ndërtesë.

Radhën e parë, me dokumente, u paraqita narkokriminelin ministër, Taulant Ballën, marrëveshjen e tij për burgosjen e kundërshtarëve të bandës së tij dhe garantimin e votave.

Sot kam sjellë këtu para jush për të sjellë përsëri regjistrime të dosjeve që fsheh Altin Lala. Kur flas për Altin Lalën, kam parasysh vrasësin Ymer Lala.

Pra, mbi këto dosje, mbi këto krime, fle i paguar nga krimi, mercenari i Edi Ramës, Altin Lala.

Eriona Daupaj është një ish-punonjësve e BKH-së, seksere e fuqishme e prokurorëve, por sot unë kam ndarë pjesën e dosjes Toyota Yaris, që ka të bëjë me Taulant Ballën.

Dhe jo pjesën që ka të bëjë me fluksin e parave kriminale, por me përpjekjet e tij për të shpëtuar nga konfiskimet dhe sekuestrimet mjetet e krimit, paratë e krimit, makinat e krimit.

Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës. Po e çoj për sekuestro komplikohet puna se do ia marrin, Ballës e ka fjalën.

Astrit Vladi (që është princi i parave, 1.2 milionë euro i la në Portin e Durrësit gjatë kontrollit për të shpëtuar): Mirëmbrëma, OK shoku, kur e paskan sjellë?

Radovan Çela, avokati: Këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo do jesh ti?

Vladi (e merrni me mend ju tani, Vladi dhe Balla ishin njëlloj, ishin para të përbashkëta): OK se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do e mbyllë.

Në këtë moment, shtetasi i dërgon mesazhin që ka marrë nga shtetasja Eriona Daupaj, që e informon për mënyrat se si do mbyllet duke nxjerrë procedurën jashtë afateve ligjore. E kuptoni se si i mbrojnë kriminelët këta horra? I mbrojnë me skadim afatesh, me të gjitha mënyrat.

Eriona Daupaj (Matahari i Skrapit të partisë): Çfarë ka? Pse i duket pa vlerë situata? Do e pësojë keq, i thuaj. Do i bjerë kokës me grushta.

Radovan Çela: Nga Tao, dhe thotë se i ka në rregull lekët. Pra Tao e ka bërë, Taulant Balla.

Daupaj: Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon. E imagjinoni ju, bundra e ka Taon në xhep.

Daupaj: Jo, bundra do t’ia marrë, e ke gabim këtë radhë do ia marrë. Nuk dua të armiqësohem me policinë. I dola borxhit Tao. Ia ktheva, mos më sill më, i tha Tao, do ta pengoj unë. Ata e sollën prapë, i dolën borxhit. Këtë e ka bërë prej tij.

Radovan Çela: Do flas prapë.

Pra, miqtë e mi, a e shihni ju se si Altin Lala fle mbi këto dosje krimi. Se si ky mercenar i moralit të ligjit mbron ministra kriminelë, anëtarë të organizatave kriminale dhe se si ky mercenar organizon apo merr me urdhër të Edi Ramës, mendon se do mund të shembë pluralizmin në Shqipëri.

Ajo çfarë Berisha nuk tha është se SPAK ka hapur një hetim në lidhje me implikimet e zyrtarëve në këtë dosje. Më 30 dhjetor 2024 SPAK dorëzoi dosjen penale ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladi si persona që kanë ndërhyrë në këtë dosje ndërsa është veçuar hetimi për gjyqtarët, prokurorët e funksionarët e tjerë të drejtësisë që  bashkëpunuan me ta.


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha sulmon Dumanin pasi doli nga SPAK: Altin Lala do përfundojë në koshin e plehrave! Militantët e braktisin


S.G/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Inaugurimi Donald Trump/ Familja e presidentit mbërrin në Kishën e Shën Gjonit në Uashington 

Inaugurimi Donald Trump/ Familja e presidentit mbërrin në Kishën e Shën Gjonit në Uashington