Dosja 'Xhisiela'/ Mbyllen hetimet për ish-oficerin, prokuroria: Nuho nuk u kërcënua nga askush

Dosja 'Xhisiela'/ Mbyllen hetimet për ish-oficerin, prokuroria: Nuho nuk u kërcënua nga askush

Emiljano Nuho

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë hetimet për çështjen penale ku pretendohej se ishte kërcënuar dhe kanosur me jetë oficeri i policisë së Fushë-Krujës, Emiljano Nuho, i cili tashmë ka braktisur detyrën dhe është larguar në Zvicër, ku ka kërkuar statusin e azilantit. Emri i Emiljano Nuho u bë mjaft i njohur në muajin shtator 2018, pasi ishte polici që denoncoi në media fenomenin “Xhisiela”, një histori sentimentale mes një vajze adoleshente të quajtur Xhisiela Maloku dhe djalit të deputetit të PS Rahman Rraja, Rrexhep Rraja, i cili për këtë ngjarje u procedua penalisht nga prokuroria për akuzën e “Përndjekjes” dhe u dënua në dhjetor 2018 nga gjykata e Krujës. Vendimi për pushimin e hetimeve është marë pak ditë më parë nga prokuroria e kryeqytetit, e cila gjatë 6 muajve hetime nuk ka mundur të sigurojë të dhëna dhe prova se Emiljano Nuho, ishte kërcënuar me jetë gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas prokurorisë janë kryer verifikimi i pamjeve filmike të komisariatit të Fushë-Krujës ku rezultoi se në datën dhe orën që pretendon se Nuho është kërcënuar me jetë nga zyrtarë shtetërorë të shoqëruar nga kontigjentë kriminalë, nuk ka pasur asnjë prej tyre në komisariat. Njëherësh janë verifikuar pamjet filmike të një lokali, ku Nuho ka zhvilluar një takim me disa të afërm të Rrajës, ku sipas prokurorisë në këto filmime nuk ka asnjë veprim që mund të përmbushë kushtet e kanosjes së jetës së Emiljano Nuhos. Emiljano Nuhu, deklaroi në shtator 2018 se një grup me 10 persona, mes tyre vetë deputeti Rraja, kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi por edhe deputeti i PS Taulant Balla kanë shkuar dhe e kanë kërcënuar në komisariat, pasi kanë qenë të shoqërua dhe me persona me rekorde kriminale.

Nuho madje pohoi se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë. I përmendur nga Nuhu, deputeti Taulant Balla në shtator 2018 mohoi çdo akuzë dhe tha se ditën për të cilën e akuzon polici ndodhej në aktivitete të tjera të PS-së. Edhe deputeti Rrahman Rraja e kryebashkiaku Artur Bushi mohuan të kenë qënë në mesin e 10 personave që kërcënuan policin, tashmë në arrati. Dosja penale me të dëmtuarën Xhisiela Maloku dhe të pandehur Rexhep Rraja, djalin e deputetit të PS Rahman Rraja, mori karakter politik, aq sa PD dhe partitë e tjera opozitare, e ktheu historinë e dashurisë mes dy të rinjve, në kauzën e saj, për të sulmuar qeverinë dhe kërkuar largimin e kryeministrit Rama. Situatën më të rëndë e bëri dhe dëshmia e oficerit Nuho që ishte ngarkuar për të kryer veprime hetimore për këtë çështje, i cili dezertoi nga rradhët e Policisë së Shtetit dhe kërkoi azil politik në Zvicër.

Prej këndej Nuho realizoi një intervistë në një media, duke e polarizuar këtë çështje lokale, dhe kthyer atë në çështje kombëtare, pasi Nuho deklaroi se nuk kishte mundur ti çonte deri në fund hetimet që kishte nisur, për shkak se Taulant Balla, xhaxhai i personit nën hetim Rexhep Rraja dhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi, i kishin hyrë në zyrën e tij brenda në polici, dhe e kishin kërcënuar me armë. Kaq ka mjaftuar që tensioni mes opozitës dhe maxhorancës të rritet ku palët bënë akuza të ndërsjellta, ndërkohë do ti duhej prokurorisë të merte vetë këtë çështje dhe ta çonte deri në fund, duke arrestuar Rexhep Rrajën dhe shmangur totalisht policinë nga kryerja e veprimeve hetimore për këtë dosje shumë të përfolur. Nga ana tjetër oficeri që kishte lënë detyrën dhe ishte larguar në Zvicër, tek Dritan Zagani,kishte kryer vetëm 4 detyra nga 11 të tilla që i kishte lënë prokurorja e çështjes Mirela Kapo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • saiqir tahiri: 06/04/2019 09:47

    sepse thjesht nuk eshte mashtrim.oficeri ka thene te verteten,taulant fshatari dhe banda enikles e kane kercenuar.

    Përgjigju
  • sifi: 05/04/2019 22:38

    Si ka mundesi qe nje vend shume mik i shqiotareve si Zvicra i jep azil politik dy te denuarve per mashtrim nga gjykatat shqiptare ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja