Dosja "Xhuvani", Halimi:
"Prokuroria cënon jetën"
Pas publikimit të raportit të inspektimit, ministri i drejtësisë Eduard Halimi u shpreh se dënimi me dy vite burg për Kostandin Xhuvanin, i cili akuzohet për vrasje është politikë penale e papranueshme. Për këtë arsye ai se raporti do të dërgohet në Presidencë, pasi kreu i shtetit është dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka autoriteti të marrë vendime, por edhe tek prokuroja e përgjithshme Ina Rama.
TIRANË – Ministria e drejtësisë i çon presidentit Topi dosjet e gjykimit të djalit të aktores Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani, i cili u dënua nga gjykata me dy vite burg me akuzën për vrasje.
Pas publikimit të raportit të inspektimit, ministri i drejtësisë Eduard Halimi u shpreh se dënimi me dy vite burg është politikë penale e papranueshme. Për këtë arsye ai se raporti do të dërgohet në Presidencë, pasi kreu i shtetit është dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka autoriteti të marrë vendime, por edhe tek prokuroja e përgjithshme Ina Rama.
"Siguria publike cënohet rëndë në rast se politika penale ndaj agresoreve të jetës së qytetarëve ushtrohet në mënyrë selektive nga Prokuroria , të cilës Kushtetuta në nenin 148 ia ka besuar këtë funksion për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimit të akuzës në gjykim. Një politikë penale që kërkon vetëm 2 vjet burgim, ndaj agresorëve të jetes së qytetarëve është e papranueshme", tha ministri.
Në raportin drejtuar institucioneve të drejtësisë, ministry Halimi procedim disiplinor për prokurorin e çështjes “Xhuvani” si dhe kryeprokurorin e Tiranës.
VENDIMIGjykata e Tiranës deklaroi fajtor dhe dënoi me 2 vjet burg Kostandin Xhuvanin, djalin e artistëve Luiza dhe Gjergji Xhuvani. I riu akuzohet për vrasjen me armë zjarri të 26-vjeçarit Alfed Musabelliu në Qytetin Studenti në Tiranë. Ai u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Në të njëjtin vendim u deklarua fajtor edhe i bashkëpandehuri i tij, Albi Zela. Ai u dënua me 14 muaj burg për kryerjen e veprës penale të “moskallëzimit të krimit”. Xhuvani dhe Zela u akuzuan nga prokuroria për përfshirjen e tyre në një ngjarje të ndodhur mëngjesin e 12 shkurtit të këtij viti në rrugën “Ali Visha” në Tiranë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45