Në dokumentet zyrtare të publikuara për herë të parë për projektin në Zvërnec në “Pasqyra e Flamingos”, zbulohet arsyeja pse plani fillestar i investitorit, i shtrirë në zonë të mbrojtur, u refuzua nga qeveria. Arsyeja kryesore: ndikimi në mjedis, në një zonë që ka duna, shpendë migratorë dhe biodiversitet të rrallë, e po ashtu dhe rreziku për ndotjen e ujërave dhe të lagunës së Nartës.

Kliko këtu për të lexuar arsyet e plota pse u kthye leja e parë për Zvërnecin
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, me një vendim të 15 majit të vitit 2026, konfirmon se sipërfaqja e projektit ndodhet brenda Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro–Nartë” dhe prek monumentet natyrore “Laguna Limopuo” dhe “Kodrat Molasike të Zvërnecit”. Çdo zhvillim, sipas institucionit, duhet të respektojë statusin e mbrojtjes dhe objektivat për ruajtjen e biodiversitetit, ndaj kërkohet vlerësim i thelluar mjedisor.
Foto nga arsyet e plota pse u kthye leja e parë për Zvërnecin
Komplesi “Zvërnec Peninsula” ka zhvillues shoqërinë “Zvernec South Adriatic Development” që lidhet me dhëndrin e Presidentit Donad Trump, Jared Kushner. Dokumentet zbulojnë saktësisht çfarë do të ketë në 1.7 milionë metra katrorë ndërtim, në rreth 266 hektarë truall. 771 mijë m² janë për rezidenca, 292 mijë m² për hoteleri, me struktura deri në 8 kate me lartësi maksimale 39 metra. Do të ketë gjithashtu hapësira rekreative dhe marinë.
Plani për Zvërnecin
SAZANI
Një projekt i ngjashëm, por në ishullin e Sazanit, do të ndërtohet drejtpërdrejt nga nga Jared Kushner, siç sqarohet në dokumentet e publikuara në Pasqyrën e Flamingove, nuk është në zona të mbrojtura.
Në Sazan nuk ka monumente kulturore, por Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore kërkon të bëhet një vëzhgim, pasi zona konsiderohet me potencial të lartë arkeologjik nënujor. Gjetjet me rëndësi mund të kërkojnë ndryshimin e projektit, me shpenzime të investitorit.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Në memorandumin e bashkëpunimit që zbulohet për herë të parë, mes institucioneve shqiptare dhe kompanisë së Jared Kushner, përcaktohet qartë në faqen të saj se 4 investitori nuk duhet të cenojë sipërfaqen ujore rreth ishullit, duke qenë se bën pjesë pjesërisht në Parkun Kombëtar Detar "Karaburun -Sazan". Po ashtu, investitori do të përjashtojë nga gjurma e projektit, monumentet e natyrës "Barriera koralore e grykës së Djallit" dhe "Faleza e Sazanit" si dhe zonën që mbetet në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të Forcave të Armatosura.
Kliko ktëtu për të lexuar memorandumin e plotë
Vendimi nr. 23 i Komitetit të Investimeve Strategjike, i datës 30 dhjetor 2024, parashikon një investim 1.4 miliardë euro nga shoqëria amerikane “Atlantic Incubation Partners LLC”. Projekti përfshin në një sipërfaqe ndërtimi 45 hektarë, struktura akomoduese elitare, rezidenca, zona gastronomike dhe përmirësimin e marinës turistike. Zhvillimi do jetë në tri faza dhe parashikon rreth 1,000 vende pune. Sipërfaqja për stacione plazhi me shezlongje do të jetë 2,651 m² dhe jo në zonë të mbrojtur.
Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë për shpalljen investitor strategjik

Me “Flamingo Mirror”, qeveria ka publikuar një pjesë të dokumenteve për investimin e parashikuar në Sazan, që pritet të ndërtohet nga dhëndri i presidentit Amerikan, Jared Kushner. Janë një sërë dokumentesh të publikuara për Sazanin, duke nisur nga vendimi i Komiteti i Investimeve Strategjike i cili në fund të vitit 2024 e shpalli dhëndrin e Trump investitor strategjik. Më poshtë, një kronologji për disa prej dokumenteve të publikuara në “Flamingo Mirror”.
30 dhjetor 2024 – Projekti shpallet investim strategjik. Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi statusin “Investim/Investitor Strategjik” për projektin “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit”, për kompaninë amerikane Atlantic Incubation Partners LLC. Në dokument thuhet se investimi parashikohet në vlerën 1.4 miliardë euro, ndërsa ndërtimi do të shtrihet në rreth 45 hektarë, ose 8% të sipërfaqes së ishullit. Statusi i investitorit strategjik është dhënë për një periudhë 10-vjeçare. Projekti parashikon gjithashtu rreth 1 mijë të punësuar, ndërsa shteti shqiptar do të jetë pjesë e investimit.
Kliko për të lexuar vendimin e shpalljes investitor strategjik
30 dhjetor 2025 – Kostot e pastrimit të zonës i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes. Një vit pas vendimit të parë, Komiteti i Investimeve Strategjike ndryshoi disa prej pikave të tij. Një prej ndryshimeve lidhet me pastrimin e zonës nga rreziku piroteknik. Nëse në vendimin fillestar këto shpenzime parashikohej të mbuloheshin nga investitori, me vendimin e ri kostot i kaluan Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas dokumentit, ministria kishte përfunduar inventarizimin e aseteve dhe kishte përcaktuar edhe kostot e nevojshme për pastrimin e zonës.
Pas këtyre vendimeve, në fillim të vitit 2026 procedurat vijuan me sipërfaqen bregdetare që do të përdoret në funksion të investimit.
Kliko për të lexuar vendimin e KIS për shtyrjen e afatit për projektin
29 janar 2026 – Përcaktohet sipërfaqja e stacionit të plazhit. Bashkia Vlorë kryen matjet për krijimin e stacionit të plazhit në Ishullin e Sazanit, në kuadër të investimit të Atlantic Incubation Partners LLC. Stacioni është një sipërfaqe prej 2,651.25 m². Matjet përfshihen në hartën përfundimtare të stacioneve të plazhit për sezonin 2026.
Kliko këtu për të lexuar vendimin për miratimin e hartës ku do shtrihet stacioni i plazhit
4 shkurt 2026 – Konfirmohet se sipërfaqja nuk është brenda zonave të mbrojtura. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura shqyrton hartën dhe koordinatat e dërguara nga Bashkia Vlorë dhe konstaton se stacioni i plazhit nuk ndodhet brenda rrjetit të zonave të mbrojtura mjedisore.
Vendimi që tregon se plazhi s'do jetë në zonë të mbrojtur
6 shkurt 2026 – Sipërfaqja përfshihet në hartën e plazheve të Vlorës. Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik miraton përfshirjen e sipërfaqeve bregdetare të Sazanit në hartën e përgjithshme të plazheve të Bashkisë Vlorë, në funksion të realizimit të investimit strategjik.
Vendimi për përfshirjen e sipëfaqes në stacionin e plazheve








Komente
Komento