TIRANE-Katër kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Veizaj (Hajnaj), Ervin Hodaj, Artur Beu dhe Idajet Faskaj kanë rezultuar të pastër sipas raportit të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se katër kandidatët nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit para vitit 1991. Kështu kandidatët janë kualifikuar për të vijuar garën më tej. Tashmë hapi i radhës është vettingu i dytë, që do të bëhet nga grupi 'ad hoc' për kandidatët e BKH-së.

Por nga tre anëtarët, dy prokurorët që do të jenë në trupën që do të bëjnë vettingun e kanë marrë certifikatën nga DSIK, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, ndërsa gjyqtari Dhimitër Lara ende jo. Sipas të gjitha parashikimeve brenda qershorit pritet që të kemi emrin e ri të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.