TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike ka uruar përmes rrjetit social “Facebook” ditën e Rinisë, 8 Dhjetorin, kur 24 vjet më parë u mor nisma për ndryshimin e sistemit.
 
Duke iu referuar edhe nismës për hapjen e dosjeve, Doda shkruan se  Atdheu ka nevojë për praninë e kurajos dhe idealizmit tuaj për të flakur botën e spiunëve, komunistëve, të korruptuarve, të padrejtësive dhe varfërisë.

Paraditen e sotme deputetja e PD, Mesila Doda sëbashku me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe përfaqësues të lëvizjes studentore të Dhjetorit do të zhvillojnë një takim të veçantë për të njohur publikun shqiptar me projektligjin e fundit të propozuar në Kuvend për hapjen e dosjeve.

“Gëzuar 8 dhjetorin! Nisëm e Re! Atdheu ka nevojë për praninë e kurajos dhe idealizmit tuaj për të flakur botën e spiunëve, komunistëve, të korruptuarve, të padrejtësive dhe varfërisë.” – shkruan Doda në rrjetin social “Facebook”.

doda fezviu 1990
(Foto nga greva e urisë së studentëve në '90)
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)