Dosjet, Doda: Ligji i qeverisë
mbron xhelatët e të kaluarës

Dosjet, Doda: Ligji i qeverisë<br />mbron xhelatët e të kaluarës
Iniciatoria për hapjen e dosjeve te ish-sigurimit të shtetit ka dalë sot kundër draftit të propozuar nga qeveria për ligjin e lustracionit. Deputetja demokrate Mesila Doda është shprehur për mediat se projektligji i qeverisë nxjerr qartazi qëllimin e një ligji paralel dhe ndër të tjera ai mbron figurat e së kaluarës, të cilat janë në postet më të larta të piramidës shtetërore. Doda i ka cilësuar të paqena deklaratat e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinise Erjon Veliajt ndërsa i beri apel dhjetoristave t’i bashkohen kauzës. E pyetur nëse ka emra konkret Doda tha se ata janë kudo në poste të rëndësishme shtetërore.


Fjala e plotë e deputetes Mesila Doda

Protektorët e krimit politik godasin edhe njëherë procesin e pastrimit të shtetit nga kriminelët. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u miratua dhe ligji i dosjeve i përgatitur me qëllimin e pastër për të mbrojtur krimin politik të djeshëm dhe për të hapur e rënduar vetëm ata që dikur u shtrënguan nga sistemi.

Ligji që u miratua sot dhe theksimi i kryeministrit për të mos trajtuar lustracionin, pasi ky nuk ishte këndvështrimi i tij, nxjerr qartazi qëllimin e futjes së një ligji paralel për dosjet. Ligji për hapjen e dosjeve dhe lustracionin ka më se një muaj që është i depozituar në parlament dhe ende nuk merret në konsiderate. Sot ndeshemi edhe me deklaratën e ministrit që në orvajtjen për të amnistuar krimin politik, pjsë drejtuese e shtetit dhe Partisë në pushtet, tashmë është bërë edhe Kryetar Parlamenti edhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, duke treguar edhe njëherë atë tendencë diktatoriale të kësaj qeverie për të uzurpuar cdo pushtet tjetër, atë të legjislativit dhe të drejtësisë.

Ligji që flen në protokollin e Parlamentit prej një muaji nuk ka asnjë element antikushtetues dhe ministri vetë është në dijeni dhe i ndërgjegjshëm se thelbi i shqyrtimit të lustracionit në këtë ligj është trajtimi, një për një i veprimtarisë se spiunëve, drejtuesve të sigurimit të shtetit dhe organeve të tjera të dhunës dhe të politikbërjes diktatoriale dhe jo dënim kolektiv sic po përpiqet të hedhë shashka, kryetari i ri i gjykatës kushtetuese Veliaj.

Në këto kushte, Grupi i shoqërisë civile dhe mbështetësit politik të këtij ligji, Studentët e dhjetori dhe deputetët mbështetës do duhet që t'ia dërgojnë Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës mënyrën se si qeveritarët e sotëm i shmangen lustracionit dhe se si vazhdojnë të qeverisin me punonjësit e sigurimit që dikur rekrutonin e drejtonin spiunët.

Të dhënat do ja dërgojmë NATO-s që ta dijë se ju punoni dhe drejtoni me sigurimsa e spiunë.Do i drejtohem me një apel gjithë deputetëve të parlamentit të shqipërisë, personalisht dhe një për një, veçanërisht atyre që janë pjesë e një sistemi që shembi komunizmin dhe që kanë të persektutar e të vrarë në familjet e tyre dhe rrethin e tyre. I kërkoj ti bashkohen një vetdije të re politike për të mos mbrojtur kriminelët e djeshëm që sot vazhdojnë të jenë në majën e politikës qeveritare. Ligji që kërkon të shitët si risi, është vetëm një mënyrë për të shantazhuar spiunët e nivelit të ulët por njëherazi të mbrojnë xhelatët dhe shefat e qeverisë dhe partisë.

I drejtohem shoqërisë civile, studentëve dhe vecanërisht të persektuarve të mos lejojnë që xhelatët ti trajtojnë si numra në dëmshpërblime dhe të tallen duke vazhduar të nderojnë e dekorojnë xhelatët e komunistët. Më së fundi ju kujtoj se nuk mund të ketë spastrim të politikës nga krimi ordiner pa u spastruar njëherë e mirë nga krimi politik, i cili është rrënja e monstruoziteteve të djeshme e të sotme.





Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)