"Dosjet", Doda-Palokës: Unë
marionetë e Ramës? Ti je i Veliajt

marionetë e Ramës? Ti je i Veliajt">
TIRANE - Drafti i propozuar nga Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, për hapjen e dosjeve, është bërë shkak për etiketime dhe tone të ashpra në radhët e deputetëve të djathtë. Kështu deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, pas etiketimit të marrë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, si marionetë e Ramës, pasi dorëzoi në Kuvend draftin për hapjen e dosjeve, tashmë ajo duke iu referuar atij etiketimi, thotë se Edi Paloka është marioneta e Erion Veliajt.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, deputetja Doda ndalet sërish tek ligji i dosjeve dhe Lustracionit i dorëzuar tashmë në Kuvend, ndërsa thotë se një ligj paralel nga qeveria për këtë çështje është një “procedurë e pandodhur kurrë më parë”. Sipas Dodës, drafti i ministrit Veliaj dëmton çështjen e dosjeve dhe lustracionit, si dhe cenon ndarjen e pushteteve.
 
“Para disa javësh, kur dorëzova ligjin e lustracionit ne Kuvendin e Shqipërisë, ndodhi një dukuri politike mjaft e pazakonte, kryetari i grupit brenda 10 minutash nga dorëzimi i ligjit, etiketoi deputetet firmëtarë te ligjit te shoqërisë civile marionetat e dyshes Rama-Meta.

Qysh prej asaj dite ka filluar një rrjedhe tjetër e ngjarjeve. Ministri Erion Veliaj bën gati një draft paralel për dosjet, një draft qe mbron zyrtaret e inkriminuar por qe bën një hapje dosjesh pa emra dhe pa lustracion. Përtej faktit qe kjo është një procedure e pandodhur kurrë me pare, një ligj qe pritet te shqyrtohet dhe një tjetër qe pritet te miratohet ne qeveri, për te njëjtën çështje, shoh qe ka një heshtje zyrtare opozitare ndaj këtij drafti te fundit kur herën e pare u deshën vetëm 10 minuta për ta etiketuar....drafti i Velise jo vetëm dëmton thellësisht çështjen e dosjeve dhe lustracionit, por prek thelbin e sistemit demokratik, ndërsa kthen parlamentin dhe shoqërinë civile ne një aneks te ekzekutivit....

A thua kemi mbërritur mes vedi në ditën që duket me i ëmbël aksioni politik i kundërshtarit se ai i deputetit të opozitës???? A më lind e drejta qe po me te njëjtat standarde qe nxitoi kryetari i grupit te etiketonte deputete si marionetat e Ramës, sot t’i them se është marionete e Erion Velise???”, shkruan deputetja Doda.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)