Dosjet e '97, Gjinushi: Berisha
dënohet me burg përjetë

Dosjet e '97, Gjinushi: Berisha<br />dënohet me burg përjetë
TIRANE- Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të grupit parlamentar të PD, njëherësh dhe nënkryetar i kësaj partie, Astrit Patozi, sipas të cilit duhet të hapendosjet e vitit 1997 dhe për të parë të inkriminuarit në atongjarje tragjike. Për kreun socialdemokrat
që asokohe ka qënë pjesë e opozitës teksa President ishte Sali Berisha, njëherësh dhe kryetar Kuvendi në momentin kur komisioni"Ngjela-Braho" hetoi këto ngjarje të dhimbshme për shqiptarët,Patozi ka ngatërruar adresë në kërkesën e tij për hapjen e dosjeve, pasi PD kavite që është në pushtet dhe kishte kohë për t'i hapur. Madje Gjinushi nuk ka ngurruar të bëjë dhe ironi menënkryetarin demokrat, dukee akuzuar se ia ka me hile Berishës këtë kërkesë.

"Kujt ia kërkon Patozi tani hapjen e dosjes së vitit 1997, kur partia e tij ka gati shtatë vite në qeverisjen e vendit. Mos e kërkon për Salën? Qënkame kunj një kërkesë e tij për hapjen e dosjes së vitit 1997, pasi pas saj hapet dhedosja e 14 shtatorit të vitit 1998", ka qënë deklarata e kreut të PSD. Gjinushi ka këmbëngulur fort se nëse hapen këto dosje të këtyre dy viteve dënimi më i madh për përgjegjësit është përjetë në burg. "Patozi ta shohë dosjen e këtyre dy viteve, ku Saliu është përgjegjës. Sidomos dosja e grushtit të dështuar të shtetit e vitit 1998, është e rëndë për Saliun. Pasi sipas ligjit, për organizimin dhe tentativën për grusht shteti dënimi është me burgim të përjetshëm. Të gjykohet Sali Berisha që është drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor për ngjarjet e vitit 1997 dhe të 1998", është shprehur ish-kreu i Kuvendit, kryetari i PSD, Skënder Gjinushi.
 Nga ana tjetër, kreu socialdemokrat, teksa është kthyer dhe njëherë te kërkesa e nënkryetarit të PD, Patozi në lidhje me hapjen e dosjes së vitit 1997, nuk ka munguar të flasë dhe për të akuzuarit e kësaj kohe, mes të cilëve dhe dy eksponentë të fortë të opozitës së atëhershme që tashmë janë me Berishën në funksione kyçe. "Në lidhje me rrezikun që i ka ardhur banorëve në zonat e mbuluara nga boradhe ngrica, mund të them qërreziku më i madh për ta dhepër gjithë shqiptarët ështëSali Berisha, dhe një rrezik itillë duhet të largohet nga kurrizi i shqiptarëve", tha Gjinushi.
Vetëm disa ditë mëparë, kreu i grupit të PD, Astrit Patozi deklaroi se "Unë jam për hapjen e të gjitha dosjeve që u kanë shkaktuartrauma shqiptarëve dhe Shqipërisë në kohë të ndryshme,qofshin ato për ish-sigurimsat e shtetit apo ato të '97-ës. Sigurisht, do të isha edhe për hapjen e dosjeve të vitit '97.Ka elementë mjaft të faktuardo të thoja, nga dëshmitarë okularë, prova të tjera, për të provuar atë që ndodhi, një traumë për shqiptarët. Gjithsesi unë mendoj se duhen të hapen dosjet". Në vitin 2007, qeverisja edjathtë rihapi sërish çështjene dosjeve të '97-ës, e shoqëruar kjo me fillimin e hetimeve për vrasjen e oficerëve të Shërbimit Informativ Shtetëror më 28 shkurt 1997 nëVlorë. Ndërkohë që janë dhënë dhe dënime për vrasjen e ndodhur në "Qafë Gjashtë" si dhe për vrasjen e gardistëve më atë që quhet random "masakra e Cërrikut".

(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike