Dosjet e sigurimit, Meta në
sinkron me Ramën: Të hapen!

Dosjet e sigurimit, Meta në<br />sinkron me Ramën: Të hapen!
TIRANE - Mazhoranca është unifikuar në qëndrimin e saj për të hapur dosjet e sigurimit gjatë regjimit të diktatorit Enver Hoxha.

Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, edhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka kërkuar hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit në kohën e diktaturës komuniste.
 
Sipas Kreut të Kuvendit Meta duhet të bëhet hapja e dosjeve të sigurimit pasi është në funksion të transparencës së opinionit publik, por se sipas tij, kjo procedurë duhet të kryhet duke iu përmbajtur Kushtetutës dhe pa cënuar sigurinë e shtetit.
 
Duke folur për mediat pas konferencës së përbashkët me homologun turk Çiçek, kryeparlamentari u shpreh se hapja e dosjeve është një proces që vijon përgjatë 24 viteve të tranzicionit të Shqipërisë, duke shtuar se pikërisht për këtë nuk duhet të bëhen gabimet e së shkuarës në këtë proces.
 
Prandaj, Meta kërkoi që dosjet e sigurimit të hapen dhe të ofrohet transparencë për opinionin publik për të kaluarën komuniste të vendit tonë për gjatë diktaturës së para viteve ’90.
 
“Procesi i hapjes së dosjeve është një proces që ka një histori 24 vjeccare që ky proces hapet e rihapet në mënyra të ndryshme. Unë jam dakord për hapje dhe transparencë, pa cënuar parimet kushtetuese të cilat janë shumë të rëndësishme pasi i dimë problemet që kanë dalë në të kaluarën me ligjin e lustracionit. Kështu që çdo hapje do të ishte në funksion të transparencës së opinionit publik pa cënuar sigurinë e shtetit.” theksoi në fjalën e tij Kreu i Kuvendit. 

Rama e lajmëroi  hapjen e dosjeve të sigurimit, nga bunkeri anti-bërthamor i ndërtuar në kohën e regjimit komunist, tashmë të hapur për publikun dhe të shndërruar në një ekspozitë muze të quajtur BUNK’ART, ku ai theksoi se do të hapen të gjitha varret e së shkuarës përfshirë edhe dosjet. 

Shumë shpejt pritet që qeveria nëpërmjet Komisionit të Ligjeve dhe atij për të Drejtat e Njeriut, të ndërmarrë vendimin për hapjen e dosjeve, nëpërmjet një projektligji të veçantë. Ndërkohë që nga ana tjetër kjo çështje ka vënë në lëvizje shoqërinë civile, e cila e mbështetur edhe nga deputetë të veçantë të Kuvendit të Shqipërisë po harton një draft për “ligjin e lustracionit”, në të cilin parashikohet edhe hapja e dosjeve. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i vetmi që është deklaruar kundër hapjes së këtyre dosjeve, pasi sipas tij qeveria me inciativat e saj po i rikthehet gjithnjë e më shumë figurës së Enver Hoxhës.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën