TIRANE- Përzgjedhja e pesë kandidaturave që do të jenë pjesë e “Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shteti të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ka mbetur në vend numëro. Ndonëse një muaj më parë nga Kuvendi u la si afat data 22 gusht për paraqitjen e kandidatëve, sërisht procesi është në vend numëro. Madje në faqen zyrtare të Kuvendit është rihapur procesi i paraqitjes së kandidaturave i cili do të përfundojë në datën 29 shtator.
Burimet kanë bërë të ditur se shkak i shtyrjes së afatit është ankesa e grupeve të interesit për të paraqitur kandidatët e tyre. Kjo pasi afati i parë ishte në muajin gusht dhe duke qenë periudhë pushimesh nuk u bë e mundur marrja e informacionit.
/Shqiptarja.com