TIRANE- Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale, Gentiana Sula, njëkohësisht dhe kandidatja e propozuar nga qeveria për të qenë anëtare e komisionit që do të verifikojë dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, shprehet se janë vetë institucionet që do të kryejnë procesin e lustracionit. po ashtu Sula shprehet se ligji saktëson se është për dosjet, ku çdo individ I prekur mund të kërkojë informacion, ashtu si dhe media apo dhe historianët. Por se vetë autoriteti që do të ngrihet në zbatim të ligjit nuk ka efektin e një lustracionit.