Ligji parashikon që komisioni për hapjen e dosjeve përbëhet nga 5 anëtarë. Dy anëtarë propozohen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe një anëtar nga Këshilli i Ministrave. Një përfaqësues propozohet nga shoqatat e të përndjekurve politikë, i mbështetur nga jo më pak se 28 deputetë. Po ashtu, një përfaqësues tjetër propozohet nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, i mbështetur nga jo më pak se 28 deputetë. Mbledhja e 56 firmave të deputetëve për dy kandidatët e tjerë të komisionit është shndërruar në një tjetër pengesë për konstituimin e autoritetit që do të mundësojë hapjen e dosjeve.