TIRANE- Ligji për hapjen e dosjeve, pavarësisht përplasjeve dhe akuzave mes opozitës dhe mazhorancës se po shpëtohen emra të caktuar nga penalizmi i ligjit, s’kalon pa prekur figura të rëndësishme të politikës shqiptare.

Teksa janë paraqitur dhe 11 kandidaturat e para për anëtarë të komisionit të hapjes së dosjeve, prej të cilëve do të përzgjidhen pesë anëtarë, politika shqiptare gjendet përballë një akti të rëndësishëm, i cili është shmangur në këto 25 vite, atë të hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit.

Të 11 kandidatët do të votohen në Kuvend, ku vetëm 5 do jenë pjesë e komisionit.