Dosjet pasurive në gjykatë, ILDKP
ankimon vendimet e Llallës  

Betejë e re ligjore kundër njerëzve të drejtësisë dhe politikanëve, të cilët kanë fshehur pasuritë dhe nuk justifikojnë paratë e deklaruara, por që prokuroria nuk i ka çuar para togave të zeza. Lufta dyvjeçare mes Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Prokurorisë, për dosjet VIP të pasurive të paligjshme, do të përfundojë në dyert e gjykatës. Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Ganaj, do të ankimojë vendimet e Prokurorisë së Tiranë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, për mbylljen e dosjeve të pasurive. Bëhet fjalë për dhjetëra kallëzime penale në ngarkim të ish-ministrave, deputetëve, prokurorëve, gjyqtarëve, drejtorëve, ambasadorëve etj., të akuzuar nga ILDKP për fshehje pasurie, deklarim të rremë, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. Ky është sugjerimi i Kuvendit të Shqipërisë për Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Prokurorisë, pas raportit të Shkëlqim Ganaj, i cili prezantoi një bilanc të zi sa i takon fatit të denoncimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë, me pasuri të pajustifikuara me burime të ligjshme.   

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit