Dosjet sekrete për Vladimir Putin
Merkel ia dorëzon Britanisë Madhe

Dosjet sekrete për Vladimir Putin<br />Merkel ia dorëzon Britanisë Madhe
Angela Merkel, kancelarja gjermane i ka dorëzuar shërbimit të inteligjencës së Britanisë së Madhe dosjet e shërbimit sekret gjerman BND për presidentin rus Vladimir Putin.
 
Sipas gazetes gjermane “Focus”, janë dorëzuar edhe dosjet për analizën dhe gjëndjen në Krime.
 
Nga burime të “Focus” Merkel është takuar të paktën dy herë me tre shefa të shërbimit sekret britanik për shkak të kercënimeve terroriste në Gjermani dhe Evrope.
 
Ekspertet gjermanë për sigurinë kanë kritikuar ashpër takimin e mbajtur mes Merkel dhe shefave të shërbimit sekret britanik.
 
Në takimin e fundit, sipas “Focus” janë dorëzuar dokumente të besueshme të Zyrës 6 në kabinetin e kancelares për shërbime të inteligjencës.
 
Nga informacionet, kjo gjë është bërë pa dijeninë e autoriteteve qeveritare.
 
Gjatë bisedimeve me kolegët gjermanë, informuesit britanik kanë shfaqur çudinë se pse Merkel nuk ka informuar shërbimin e vet për takimet në Britaninë e Madhe.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë