/ATSH-Harilla Koçi/.- Fotoja që shoqëron këtë shkrim evokon një ngjarje mjaft interesante dhe pak të njohur për publikun: vizitën e Mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit III në qytetin e Vlorës gjatë qëndrimit 7- ditor të tij në Shqipëri në maj të vitit 1941.
Në fakt, për këtë vizitë në qytetin bregdetar pothuajse nuk është shkruar fare. Në rrugën e tij drejt Gjirokastrës, ku do të inspektonte trupat e ushtrisë italiane, të dislokuara në frontin e Luftës Italo-Greke, Emanueli duhej të bënte një ndalesë edhe në Vlorë. Studiuesi vlonjat, Pirro Stefa, thotë për ATSH-në se, vizita ishte mbajtur sekret për arsye sigurie.
Jeta e pinjollit të familjes Savoja, që ishte shpallur edhe mbret i Shqipërisë në 14 prill të vitit 1939, pas dorëzimit të Kurorës së Skënderbeut, duhet të ishte e garantuar.
Sipas Stefës, për të përgatitur vizitën e Emanuelit në Vlorë u morën masa të forta sigurie, duke e mbajtur të papublikuar lajmin deri në momentet e fundit. Madje, për këtë pati edhe mjaft dilema, lidhur me vendin dhe llojin e takimit që do të zhvillonte ai, i cili mund të ishte i hapur në formën e një mitingu, apo në mjedise të mbyllura dhe të sigurta. "Fitoi varianti i një takimi të hapur në një nga sheshet e qytetit të asaj kohe, përpara godinës së Prefekturës", shprehet Stefa.
-Godina e Prefekturës, modifikohet për takimin-
Duke ju referuar dokumentave të kohës, studiuesi vlonjat tregon se, për të krijuar kushtet e nevojshme të sigurisë, fasada e godinës së Prefekturës u përshtat për një takim të tillë. Gjatë kohës që simboli i Mbretërisë Italiane do të dilte për të përshëndetur njerëzit e mbledhur në shesh, duhej të ishte i mbrojtur nga të gjitha anët. Për këtë, u modifikua një nga dritaret e njerës prej zyrave në katin e dytë të godinës, duke e zgjeruar atë mjaftueshëm për të krijuar një hapësirë ku mund të vendoseshin 3 apo 4 persona. Dhe në fakt, ashtu sikundër duket qartë edhe në foto, u hoq një nga kolonat ndarëse mes dy dritareve.
Mitingu, që sipas Stefës u zhvillua para atentatit të 16 majit të vitit 1941, të kryer ndaj Viktor Emanuelit III të Tiranë, nga djaloshi Vasl Laçi, u përshkua nga një atmosferë e nderë. Në shesh u mlodhën më shumë ushtarakë, çka tregohet qartë edhe në foto dhe shumë pak civilë të zgjedhur me kujdes nga strukturat e sigurisë. Viktor Emanueli III, shoqëruar nga drejtues të lartë të kohës, qëndroi për pak minuta në ballkonin e improvizuar, duke përshëndetur të pranishmit dhe më pas vijoi rrugën me avion drejt Gjirokastrës.
Ndërkohë, dritarja e modifikuar, me një kolonë më pak, mbeti e tillë edhe më pas. Edhe sot, në këtë godinë që është një ndërtesë e zakonshme në një nga lagjet e vjetra të Vlorës, shumë pranë xhamisë kryesore të qytetit dhe që banohet nga disa familje qytetare, duket fare qartë modifikimi i mësipërm. Por, vetëm me një ndryshim: dritaret e bashkuara, ose më saktë ballkoni i sajuar, është mbyllur tërësisht me tulla.
/Shqiptarja.com