Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen e basteve sportive me celular.
Në pranga ka rënë 32 vjeçari I.T, të cilit brenda banesës së tij iu gjet një sasi e lëndës narkotike ‘kanabis’ e ndarë në doza me qëllim shitjen.
Ndërsa 31 vjeçari, E.Q u arrestua nga policia pasi u kap në një lokal duke vendosur baste sportive nëpërmjet celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Komento