/ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave si dhe ajo e Policisë së Shtetit, u angazhuan për të rritur kontrollet doganore për hyrjen e kontenierëve në portet e vendit.
Krerët e dy institucioneve, Elisa Spiropali dhe Artan Didi nënshkruan të hënën memorandumin e bashkëpunimit për kontrollin e kontenjerëve në Portin e Durrësit.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi tha se ka patur një nivel jo të lartë bashkëpunimi me autoritetet doganore, ndërsa shtoi se nuk kemi ende rezultatet e pritshme ndaj trafikut dhe luftës së kontrabandës.
"Arsyetojmë se në interes të fuqizimit dhe mbështetjen e këtyre strukturave është e nevojshme bashkëpunimi në nivele më të larta më autoritetet doganore si dhe marrja e përgjegjësive të përbashkëta për drejtimin operacional së njësisë së kontrollit të kontenierëve. Kjo pasi kontrollet e realizuara nuk kanë sjellë ato rezultate të pritshme në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe kontrabandës." tha Artan Didi.Ndërkohë drejtore e Doganave, Elisa Spiropali tha se trajnimi i stafit do të bëjë të mundur që së bashku me Policinë e Shtetit kufinjtë tanë të jenë të padepërtueshëm për drogën dhe krimin, por njëkohësisht të jenë lehtësisht të kalueshëm për biznesin e ndershëm dhe për lehtësimin e tregtisë.
Në takimin e punës së Njësive të Përbashkët të Kontrollit të Doganor ishte edhe koordinatorja e Kombeve të Bashkuara ne Tiranë, Zineb Benzhalin, e cila kërkoi rritje të bashkëpunimit midis aktorëve kryesorë të ruajtjes së kufinjve të vendit tonë nga trafiqet e paligjshme dhe krimit të organizuar.
Rreth 75% e mallrave që hyjnë në vendin tonë kanë si destinacion portin e Durrësit dhe për këtë arsye kërkohet një përgatitje më e kualifikuar stafit doganor dhe shkëmbimi në kohë I të dhënave nga mallrat që hyjnë në port midis policisë doganave.
/Shqiptarja.com