DPT-bizneseve: Përditësoni të 
dhënat para 1 marsit, evitoni masat

DPT-bizneseve: Përditësoni të <br />dhënat para 1 marsit, evitoni masat
Administrata Tatimore ju rikujton bizneseve që të bëjnë përditësimin e adresave kryesore dhe sekondare të bizneseve si edhe të bëjnë përditësimin e kodeve ekonomike pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR).
 
Afati për përditësimin e të dhënave pranë QKR-së është data 01 mars 2015. Në bazë të ligjit “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” Nr.9920, datë 19.5.2008 i ndryshuar, kur organet tatimore konstatojnë se tatimpaguesit nuk respektojnë kërkesat lidhur me përditësimin e të dhënave, i dënon ata me gjobë 10 000 lekë për biznesin e vogël dhe 15 000 lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin.
 
Gjithashtu në rast se administrata tatimore konstaton se subjekti ushtron aktivitet në adresë të padeklaruar, atëherë merret masë deri në konfiskim të mallit.
 
Dënimet Administrative për pajisjet fiskale 
Administrata Tatimore ju rikujton se ndryshimet në Ligjin “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërise” Nr.9920, datë 19.05.2008 i ndryshuar, të hyra në fuqi në datë 30.12.2014 parashikojnë gjobë nëse konstatohen parregullsi në instalimin dhe përdorimin e pajisjeve fiskale.
 
herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale, gjobë në masën 50 000 lekë;
nëse pas verifikimit të parë konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë, ose sistemin e monitorimit të qarkullimit, dënohet me konfiskim të të gjithë sasisë së mallit;

çdo konstatim i mëpasshëm i mosinstalimit të pajisjes fiskale ose sistemit të monitorimit të qarkullimit, si shkelje e përsëritur, konsiderohet evazion tatimor dhe administrata tatimore bën kallëzim penal për tatimpaguesin; 

Në rast konstatimi për mos lëshim kuponi tatimor për qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve ju gjobiteni:
 
për çdo konstatim të kryer, me gjobë në masën 200 000 lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin, dhe gjobë, në masën 50 000 lekë për tatimpaguesit e tjerë;

për çdo konstatim tjetër pas verifikimit të parë, ku konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, i nënshtrohet një dënimi administrativ me gjobë në masën 300 000 lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin dhe gjobë, në masën 100 000 lekë për tatimpaguesit e tjerë.

për çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas aplikimit të dy dënimeve administrative konsiderohet evazion tatimor dhe administrata tatimore ushtron të drejtën të bëjë kallëzim penal për tatimpaguesin. 


tatimet kasat

Dënimet administrative për mosdeklarimin e punonjësve. 
Nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit tuaj rezulton se ju si tatimpagues nuk keni të deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar, që fillon punë për herë të parë te tatimpaguesi apo të punësuar rishtazi pranë tij, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës (përfshirë dhe punonjësit e papaguar të familjes së të vetëpunësuarit me të cilët ai punon e bashkëjeton), përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të papaguara të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, detyroheni të paguani gjobë 250 000 lekë për çdo rast mosdeklarimi.
 
Nëse jeni tatimpagues i regjistruar njëkohësisht për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe tatimin mbi fitimin, detyroheni të paguani gjobë prej 500 000 për çdo rast mosdeklarimi.
 
Administrata Tatimore ju fton të zbatoni me korrektësi detyrimet tuaja ligjore për të deklaruar dhe paguar në kohë, detyrimet tuaja tatimore në mënyrë që të mospenalizoheni. Ajo ju fton gjithashtu, të përdorni të gjitha shërbimet elektronike që ofron sistemi i ri i deklarimit, në mënyrë që të jeni në komunikim të përhershëm me të për çdo informacion apo paqartësi.
 
Administrata Tatimore ju garanton një shërbim të drejtë, të barabartë dhe profesional.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: A po kërcënon Argita drejtuesit e opozitës?

Mero Baze: A po kërcënon Argita drejtuesit e opozitës?