DPUK/ Në 5 nëntor, tenderi për përmirësimin e rrjetit në lagjen 13, në Durrës

ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve sqaroi të mërkurën se tenderi për furnizimin me ujë dhe përmirësimin e rrjetit në lagjen 13 në Durrës, ende nuk është zhvilluar.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, DPUK-ja informon se tenderi për këtë projekt do të zhvillohet në datën 5 nëntor 2015.
"Disa media të lidhura me Partinë Demokratike, prej pak ditësh po spekulojnë në lidhje me një tender për furnizimin me ujë dhe përmirësimin e rrjetit në lagjen 13, në Durrës. Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve sqaron se tenderi për këtë projekt nuk është zhvilluar akoma, por do të zhvillohet në datën 5 nëntor 2015", thuhet në deklaratën për shtyp.
Çdo pretendim se ky tender është fituar nga ndonjë kompani e përmendur, sipas DPUK-së, është shpifje e ulët dhe mashtrim i opinionit publik.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit