Draft statuti për asociacionin, Rama: S’e ka lexuar as Kosova e as Serbia! Ia kam dorëzuar dy ‘kumbarëve’, Macron dhe Scholz

 

Kryeministri Edi Rama në konferencën me presidentin serb. Aleksandër Vuçiç u pyet për draft asociacionin që ka propozuar për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Rama tha se këtë draft se ka lexuar as Kosova dhe as Serbia, por ia ka dërguar dy kumbarëve të dialogut, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz.

“Propozimi i një draft statuti është një kontribut nga ana ime shumë pozitiv në përmbajtje, por që nuk pretendon të jetë një kon që palët ta marrin e ta pranojnë, apo nuk është i konsultuar me asnjërën nga palët. Më vjen keq që disa nuk duan ta kuptojnë, që nëse ky do ishte një kontribut në emër të Kosovës, atëherë ky kontribut nuk do kishte asnjë vlerë. S’do e merrja përsipër, pasi për Kosovën flasin ata që e përfaqësojnë, ashtu siç nuk mund të ishte një kontribut që mund ta diskutoja me Vucic. I është dorëzuar dy kumbarëve, Macron dhe Scholz dhe Michel. Dhe kaq. U takon palëve që ta kërkojnë ta lexojnë apo jo, ta konsiderojnë apo jo. Besoj se tërheqja zvarrë e asociacionit është gabim strategjik. këmbëngulja për të mbajtur me godina bosh të mbushura me policë kryetarë komunash që u zgjodhën në kushte e bojkotit por nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë si pengesë për zgjidhje, është gabim strategjik, shpresoj që Serbia do e thotë qartë që në momentin që hapet rruga për zgjedhje do bëhen zgjedhje dhe do garantohet pjesëmarrja", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Drafti për asociacionin krijon tension në Beograd! Rama: Ia kam dorëzuar Macron dhe Scholz! Vuçiç heq kufjet dhe tenton të ikë: Ata s’janë kumbarë


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan