Drafti i financave, u hiqen
gjobat "elektorale" bizneseve
Qeveria po përgati një draft që parashikon faljen e gjobave, të cilat janë vënë nga Tatimet dhe Doganat, gjatë periudhës 1 mars e deri në 31 gusht të vitit 2013.
TIRANE- Qeveria po përgati një draft që parashikon faljen e gjobave, të cilat janë vënë nga Tatimet dhe Doganat, gjatë periudhës 1 mars e deri në 31 gusht të vitit 2013.
Kjo periudhë kohore përkon me fillimin e fushatës zgjedhore të vitit të kaluar e deri në dorëzimin e mandatit të administratës “Berisha”, e cila humbi ndaj koalicionit të majtë me votë plebeshitare.
Miratimi i nismës për faljen e gjobave, të vëna ndaj sipërmarrjeve gjatë periudhës kohore të lartpërmendur, është firmosur nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Arben Ahmetaj. Tashmë ky proces është në formën e një drafti, për të cilin po konsultohet edhe Ministria e Financave, së bashku me subjektet e biznesit.
ArsyejaGjatë fushatës zgjedhore, administrata fiskale ka gjobitur pa të drejtë dhe në mëyrë abuzive, biznese të ndryshme, për t’u bërë atyre persion politik. Kështu e kanë argumentuar hartimin e këtij drafti, zyrtarë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Sipërmarrjes dhe Tregtisë. Pritet që në një kohë të shkurtër Qeveria të bëjë zyrtare draftin për faljen e gjobave ndaj bisneseve, të vendosura nga Tatimet dhe Doganat, në mënyrë të padrejtë.
Kjo nismë është në sintoni me premtimin elektoral të PS-së, gjatë të cilës, atëherë lideri i opozitës, Edi Rama, denoncoi publikisht gjobitjet abuzive, sipas socialistëve, të administratës “Berisha”, duke shtuar se ato nuk do të njiheshin nga Qeveria e majtë.
KonsultimetPër hartimin e këtij drafti po konsultohet edhe Ministria e Financave. Këtë e konfirmuan për “Shqiptarja.com” burime nga Financat. Nga ana tjetër, sipërmarrje të ndryshme, të cilat i kontaktuam, pohuan se edhe ato ishin pjesë e konsultimeve të këtij drafti.
Shkrimi u publikua sot (14.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2315
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
29 Nëntor, 16:07
-
Shefi i spiunazhit të Britanisë: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
29 Nëntor, 16:02
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor, 15:59
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor, 15:56
-
Libri, fakte të reja në 'Të rënët e Luftës së II Botërore'! 28 mijë dëshmorë? Studimi me shifra të reja! Rama: Historinë e shkruan fitimtarët! Nika: Koha që historia të shkruhet pa emocione e censurë
29 Nëntor, 15:30
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025! Më pas 'digjet'
29 Nëntor, 15:28
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46