Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe
kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i cilësojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias si rruga e vetme përmes të cilave finalizohet reforma në drejtësi. Ishte ambasadori amerikan Donald Lu ai që u dorëzoi draftin e Komisionit të Venecias, Berishës e Bashës.
Basha me Lu: Drafti i Venecias harta për reformën në drejtësiReforma në drejtësi duhet të ketë busull vetëm rekomandimet e Komisionit të Venezias, të cilat përputhen me qëndrimin e Partisë Demokratike. Këtë mesazh dha lideri i opozitës Lulzim Basha duke shtuar se i takon mazhorancës të ndjekë këtë rrugë për të ecur para në këtë proces të konsideruar kyç për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Duke mbajtur në duar raportin përfundimtar që Komisioni i Venezias hartoi pasi mori në shqyrtim draft-propozimet e ekspertëve të nivelit të lartë, kryedemokrati Basha tha se Partia Demokratike po përpiqet për një reformë të thellë në gjyqësor që lufton korrupsionin dhe të inkriminuarit.
Ai iu drejtua me një apel kryeministrit Rama, kryeparlamentarit Meta dhe krerëve të forcave të tjera politike që t'i referohen rekomandimeve këshilluese të këtij institucioni të pavarur për reformën në drejtësi.
"Ky mesazh i drejtohet kryeministrit Edi Rama, Ilir Metës, Partisë Socialiste, LSI-së, deputetëve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Drafti për reformën në drejtësi është harta e rrugës. Partitë politike duhet ta ndjekin për të përfunduar reformën. Ju bëj thirrje sot, Ramës, PS , LSI të bëhen pjesë e përpjekjes së PD për një reformë të plotë, të thellë për të luftuar korrupsionin. Ftoj palët të angazhohen", tha Basha.
Këtë deklaratë kreu demokrat Lulzim Basha e dha pas një takimi që pati në selinë blu me ambasadorin amerikan në vendin tonë Donald Lu, i cili i dorëzoi raportin e Komisionit të Venezias. Kryediplomati amerikan gjatë ditës së djeshme e konsideroi të mirëhartuar draft-propozimin e ekspertëve për reformën në drejtësi, por edhe ai la të hapur mundësinë për t'u përmirësuar me rekomandimet e Komisionit të Venezias, por edhe me propozimet e vetë qytetarëve, ekspertëve të opozitës dhe faktorëve të tjerë që preken drejtpërdrejt nga reformimi i drejtësisë.
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.6%
-
Trump
48.4%
-
S'kam mendim
4%
Vota total: 9526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Amerika vendos/ Një nga shtetet me më shumë shqiptarë, ja kur dalin rezultatet e zgjedhjeve në Florida
5 Nëntor, 18:24
-
Amerika vendos/ I shoqëruar nga bashkëshortja, Donald Trump voton në Florida: Ndihem shumë i sigurt
5 Nëntor, 18:04
-
‘Hetimori’ i Shëndetësisë, dëshmon ministrja Albana Koçiu: Check-up e sterilizimi, vlerë e shtuar në shëndetësi! Akuzat e opozitës? Koncesionet arritën qëllimet
5 Nëntor, 17:47
-
Lumë propozimesh për rishikime taksash, nga TVSH-ja në bujqësi, sigurimi i banesave tek rritja e pagës minimale vetëm për të rinjtë
5 Nëntor, 17:45
-
Zbulohen portrete dhe figura shenjtorësh gjatë punimeve në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit
5 Nëntor, 17:44
-
Amerika vendos sot/ Thirrja e Biden: Bëni histori, votoni Kamalën
5 Nëntor, 17:42
-
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
5 Nëntor, 17:34
-
U përfol se ishte shtatzënë, reagon Artjola Toska: Janë të rreme! Shpifja është vepër penale
5 Nëntor, 17:30
-
Eduard Zaloshnja: Donaldi s'do ta pranojë humbjen, nëse humbet…
5 Nëntor, 17:28
-
Rama në Selanik/ Elezi: E përdor nacionalizmin si mjet për votën e diasporës! Bala: Oksigjeni i Greqisë për pretendimet në Shqipëri është opozita
5 Nëntor, 17:24
-
‘Refuzohet minimumi jetik 200 euro i propozuar nga opozita’, Ministria e Financave: Propozimi ishte i paplotë dhe i pastudiuar!
5 Nëntor, 17:19
-
I mori 1000 euro rryshfet 68-vjeçares për të pushuar çështjen ndaj djalit të saj, SPAK çon në GJKKO dosjen e oficeres së policisë gjyqësore Elbasan
5 Nëntor, 17:19