Drafti i LSI për koncesionet,PD:
Përpjekje për përfitime politike

Drafti i LSI për koncesionet,PD:<br />Përpjekje për përfitime politike
Propozimi i  LS për qeverinë që kontratat koncensionare me kohëzgjatje më shumë se katër vjet të kalojnë në Parlament  shihet  nga demokratët si një përpjekje  e aleatit të PS në qeverisje që, përmes votave që sigurojnë shumicën  në Parlament  të kushtëzojë çdo koncension  të qeverisë.

Ndonëse shprehet se është mendim personal i tij, deputeti demokrat Igli Cara  e sheh këtë lëvizje të LSI për të siguruar pjesën e saj të tortës së koncensioneve.

LSI si forcë politike mund të ketë qëllim të mirë, por nga ana tjetër nuk ngurroj të them se kam rezervat e mia që kjo thjeshtë bëhet, siç kanë ndarë pushtetin, si një mundësi që mund të ketë LSI-ja për të pasur aksesin që të ndajnë tortën e koncesioneve. Ppropozimi që ka bërë LSI-ja është që nëse ata do të këkrojnë votat në parlament do të thotë që asnjë koncesion mos të kalohet siç është bërë deri tani me firmën e ministrave të PS, siç kanë qenë në rastet e koncesioneve në shëndetësi apo diku tjetër, por thjeshtë të kërkohen edhe votat siç kërkohet për rastet e tjera për votat e maxhorancës. Kuptohet që do të jetë pjesë edhe LSI-ja” thotë Cara.

Sipas Igli Carës ligji aktual i koncensioneve  i mundëson LSI që përmes ministrave të saj në kabinetin qeveritar të kontrollojë çdo koncension,  por  deri më sot nuk e ka bërë këtë.

Edhe me ligjin ekzistues LSI-ja nëqoftëse do të bëjë kontrollin, mund ta bëjë përsëri me anë të ministrave të saj të kundërshtojnë mbledhjet e qeverisë. Por nuk e kemi parë deri tani që LSI-ja të ketë kundërshtuar koncesionet. Fakti që kërkon ti kalojë në Parlament kërkon që debatin, ato vota që i ka në Parlament siç e ndihmon për të mbajtur në pushtet Edi Ramën do të ndihmojë dhe veten e saj për të qenë pjesë e koncesioneve” shtoi ai.

Pak kohë më parë LSI  depozitoi  në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore për të shtrënguar kriteret e dhënies së koncesioneve në favor të subjekteve private.
Projektligji parashikon që  të përcaktohet që kontratat koncesionare të mos jenë më të gjata se 35 vjet.
 
Ndërkohë që çdo kontratë koncesionare me kohëzgjatje më shumë se 4 vjet, të miratohet vetëm nga Kuvendi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja