Drafti i opozitës për drejtësinë
Xhafaj: Kthim në pikën zero

Drafti i opozitës për drejtësinë<br />Xhafaj: Kthim në pikën zero
Një tentativë politike për të bllokuar procesin e cilëson kryetari i komisionit të posaçëm Fatmir Xhafaj, futjen në tryezën e reformës në drejtësi të një drafti tjetër alternativ.
 
Fatmir Xhafaj bëri të qartë se mazhoranca nuk do të negociojë mbi asnjë variant tjetër që devijon nga Venecia dhe drafti i EURALIUS dhe OPDAT që shqyrtohet nen për nen në komision. Ky sipas tij do të ishte një kthim në pikën 0.
 
Ndërkaq demokratët në komisionin e reformës që u mblodh 2 herë gjatë kësaj të mërkure, propozuan amendamentet e tyre për Prokurorinë, pjesë e draftit të bërë publik nga kryetari Lulzim Basha. E njëjta procedurë do të ndiqet me çdo kapitull të kësaj reforme.
 
Drafti final i opozitës i është shpërndarë për konsultime deputetëve të PD-së, dhe vetëm pas marrjes së bekimit në mbledhjen e ardhshme në grup parlamentar, do të depozitohet zyrtarisht në komisionin e reformës të kryesuar nga Fatmir Xhafaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar