Drafti i PDIU në Kuvend: Status
për naftëtarët, t'u njihen kontributet

Drafti i PDIU në Kuvend: Status<br />për naftëtarët, t'u njihen kontributet
"Naftëtarëve tu sigurohet marrja e medikamenteve falas". Kjo është kërkesa që deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Omer Mamo bëri në komisionin parlamentar të shëndetësisë 3 ditë më parë, por është vetëm një nga pikat e paraqitura në draftin e prezantuar në Kuvend për Statusin e Naftëtarit. Deputeti Mamo sqaron se statusi i naftëtarit ka në thelb njohjen e kontributit që kanë dhënë mijëra punonjës, në një nga sektorët më të vështirë të ekonomisë, në atë të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

"Statusi i naftëtarit bazohet në disa shtylla që në thelb kanë njohjen e kontributit që kanë dhënë mira punonjës në një nga sektorët më të vështirë të ekonomisë. Një nga pikat është shpërblimi financiar për një pjesë të madhe të atyre që kanë dalë të papunë nga reformat në këtë sektor. një pikë tjetër është trajtimi social dhe mjekësor i naftëtarëve. janë të shumtë ata naftëtarë të cilët e kanë të pamundur të paguajnë për kurimet e tyre pasi kjo ka një kosto të madhe."-tha Mamo

Shpërblimi financiar për naftëtarët e dëbuar nga reformat apo trajtimi social dhe mjekësor i tyre, do të zgjidhte përfundimisht këtë plagë të hershme të kësaj pjese të rëndësishme të shoqërisë.

"E rëndësishme është që naftëtarëve tu sigurohet marrja e medikamenteve falas kjo është ajo që unë si deputet i Fierit kërkova dhe shpresoj që do të gjejë një zbatim. Duke realizuar këtë naftëtarët do të ndihen të sigurtë e të shpërblyer nga statusi i tyre ashtu si minatorët apo ushtrarakët që përfitojnë nga statuset e tyre."-shtoi ai

Duke patur edhe përkrahjen e deputetëve të forcave të tjera politike, ai do të këmbëngulë që Statusi i Naftetarëve të miratohet në Kuvend.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit