Drafti i Venecias,Halimi: Shqetësim
për kapjen politike të drejtësisë

Drafti i Venecias,Halimi: Shqetësim<br />për kapjen politike të drejtësisë
Drafti i Komisionit të Venecias për reformën në Drejtësi, ka ngritur shqetësimin për kapjen politike të sistemit të drejtësisë.
 
Kështu ka deklaruar sot deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi i cili ka thënë se, në draft thuhet se aty ka çështje që duhet ti nënshtrohen dialogut politik dhe se qeveria ka për detyrë të krijojë kushtet, për dialog politik që ti japë zgjidhje çështjeve që flet Komisioni i Venecias.
 
"Drafti flet për dialog për çështjet e miratimit të ndryshimeve të paketës kushtetuese. Del qartë kush ishte kundër dialogut politik, që dihet se ishte Rama që njëanshmërisht miratoi draftin të cilin e rrëzoi kapjen politike të sistemit të drejtësisë. Draft opinioni i Venecias mbështet PD-në, por Rama është kundër dialogut politik. Sistemi i drejtësisë, nuk mund ti besohet qeverisë” ka thënë Halimi.
 
Halimi ka shtuar se, sipas Venecias Byro Hetimi nën qeverinë nuk mund të ketë kurrë.
 
Drafti i Ramës është i papranueshëm nga Venecia. Rama i fsheh deputetët nga drejtësia’ ku ka përfunduar se Partia demokratike do të votojë Reformën në Drejtësi sipas variantit të Komisionit të Venecias.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 





 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot