Kriteret
1.Procesi i ndarjes administrativo-territoriale do të fillojë nga ”rrethet”, si njësi bazë e qeverisjes vendore, sipas përcaktimit të ligjit Nr.8653 dt.31.07.2000 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. 2. Bashkia qendër rrethi do të jetë qendra e re e njësisë bazë të qeverisjes vendore. 3. Njësi të reja bazë të qeverisjes vendore mund të krijohen brenda kufijve të rrethit, ose nga territore të dy ose më shumë rretheve nëse plotësohen kriteret e mëposhtme:a.
Njësia e re e krijuar është një zonë funksionale më vehte;b. Distanca e territorit me qendrën e njësisë mundëson ofrimin e gamës së plotë të shërbimeve për banorët e saj;c. Njësia e re e krijuar respekton parimin e vazhdimësisë territoriale; Duhet të ketë një numër të konsiderueshëm banorësh, mbështetur edhe në karakteristikat gjeografike të zonës.e. Ka një traditë historike dhe karakterizohet nga lidhje tradicionale mes banorëve të gjithë territoreve përbërës.
-Komisioni i posaçëm
Brenda 15 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, për mbikqyrjen e procesit të ndarjes administrativo-territoriale,Kuvendi krijon një Komision të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, me bashkëkryesim të përfaqësuesit të mazhorancës dhe opozitës parlamentare.
-Komitetet Rajonale në Qarqe
Në 12 Qarqet e vendit, me urdhër të Prefektit të Qarkut, krijohen Komitetet Rajonale të Reformës Administrativo-Territoriale. Bazuar në metodologjinë, kriteret dhe afatet e përcaktuara nga ky ligj, Komitetet Rajonale i propozojnë Ministrit të Shtetit hartën e re të ndarjes administrativo-territoriale të nivelit të parë të qeverisjes vendore, brenda kufijve të qarkut përkatës.
Konsultimi publik
Komunitetet vendore të secilës NJQV, duhet të konsultohen mbi propozimet për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të tyre të qeverisjes vendore të nivelit të parë. Procesi i konsultimit drejtohet dhe koordinohet nga Ministri për Çështjet Vendore.
-Njësitë e nivelit të dytë
Ministri i Shtetit, bazuar në konsultimet me të gjithë grupet e interesit dhe grupin e punës dhe pas konsultimit me Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, harton propozimin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Qarqeve si nivel i dytë i qeverisjes vendore dhe ia paraqet qeverisë për miratim, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj. Ndarja në qarqe miratohet nga Parlamenti, me propozim të qeverisë.
Afatet kohore
Brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, Prefektet krijojnë Komitetet Rajonale. Brenda datës 10 prill 2014 Komitetet Rajonale miratojnë dhe dërgojnë pranë Ministrit të Shtetit propozimet e hartës së re të ndarjes administrativo-territoriale për çdo qark. Nëse nga Komitetet nuk respektohet afati i mësipërm, Prefektët brenda datës 15 prill 2014 miratojnë dhe dërgojnë pranë Ministrit të Shtetit propozimet për çdo qark të hartës së re të ndarjes administrativo-territoriale. Komisioni i Posaçëm shqyrton propozimet dhe i miraton ato në parim deri në datën 20 maj 2014.
Propozimet e miratuara nga Komisioni i Posaçëm konsultohen me komunitetet e zonave përkatëse deri më datë 30 korrik 2014. Pas konsultimeve, Ministri i Shtetit përgatit projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” me propozimin për hartën e re të ndarjes administrativo-territoriale dhe ja dërgon për miratim Këshillit të Ministrave brenda datës 15 shtator 2014.
Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com