Drafti kushtetues s'ndryshon
ndërkombëtarët rol rekomandues 

Drafti kushtetues s'ndryshon<br />ndërkombëtarët rol rekomandues 
Përcaktimi i ekspertëve ndërkombëtarë në procesin e vettingut si rekomandues, nuk ndryshon paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Kjo pasi drafti hibrid që po diskutohet në tryezën e negociatorëve parashikon pikërisht rol rekomandues të ekspertëve të SHBA dhe BE, të cilët do të bënin procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
drafti

(Drafti Kushtetues ku parashikohet dhe roli i ONM)

Në projektkushtetutën e reformës në drejtësi thuhet pikërisht se vëzhguesi ndërkombëtar, a) jep rekomandime për Avokatin e Popullit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të komisionit, gjyqtarit të kolegjit të apelit dhe komisionerit publik, b) paraqet gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, c) u jep komisionerëve publikë rekomandime me shkrim për të paraqitur ankim, ç) kanë të drejtë të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e proçesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat. 

Cili do të jetë roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit?
Pas arritjes së konsenuesit për miratimin e reformës në drejtësi është përcaktuar edhe roli që do të ketë Operacioni Ndërkombëtarë i Monitorimit.
Në këtë këtë mënyrë Operacioni Ndërkombëtar do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë procesit si dhe do emërojë vëshguesit e huaj. Këta vëzhgues do mbikëqyrin procesin e emërimeve në drejtësi dhe duhet të jenë gjykatës ose prokurorë me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre nga vijnë.

Ky proces nis nga Avokati i Popullit. Sipas draftit të dakortësuar, vëzhguesit ndërkombëtarë do të japin rekomandime për Avokatin e Popullit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe komisionerit publik.

Gjithashtu vëzhguesit ndërkombëtar do të paraqesin gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, si dhe do kontribuojnë për kontrollin e figurës.

Vëzhguesi mund të kërkojë që Komisioni ose Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat private, për të gjitha emërimet që do bëhen në drejtësi. Në këtë mënyrë operacioni ndërkombëtar i monitorimit i jep Komisionit me 6 anëtarë që do të bëjë përzgjedhjen, rekomandime me shkrim. 

Në rast se ky komision nuk i zbaton rekomandimet, ai përgatit një raport me shkrim duke dhënë arsyet e refuzimit. Kjo do të thotë se për kandidatët që vëzhguesit ndërkombëtarë nuk japin miratimin, atëherë Komisioni duhet të japë edhe arsyet pse ka kundërshtuar mendimin e ndërkombëtarëve. 
Më pas knadidatët i shkojnë komisionit had hoc që përbëhet nga 12 anëtarë, 6 nga opozita dhe 6 nga maxhoaranca. Secili prej tyre në mënyrë elektronike në të nëjëjtën kohë voton për një kandidat. Lista prej 12 propozimesh i çohet Kuvendit për votimin, cili vendos me shumicë të cilësuar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike