Drafti/ Ligji i investimeve strategjike, afat deri në vitin 2027! Tabaku: Shkel konkurrencën! Braçe: Mos të lejohen investime me para ruse e kriminale

Për shkak të mungesës së një drafti të unifikuar për investimet e huaja dhe ato strategjike, qeveria propozon shtyrjen e afatit të ligjit për investimet strategjike për në 31 dhjetor 2027, pasi i skadoi afati në dhjetor të vitit të shkuar.

“Për shkak se nuk e kemi ende ligjin e ri ndërmora këtë iniciativë për të shtyrë afatin si një mundësi për të garantuar vijueshmërinë e procesit”, tha deputeti Eduard Shalsi.

Projektligji i hartuar nga kryetari i komisionit të Ekonomisë Shalsi sqaroi se në ndryshimet e propozuara nuk do të mund të marrin statusin ‘strategjik’ ata që propozojnë më pak se 50 milionë euro.

“Pavarësisht sektorëve kam propozuar si minimum shifrën 50 milionë euro, sepse me ligjin aktual vlera e investimit niste nga 1 milionë euro”, tha Shalsi.

Por këto ndryshime për deputeten e PD-së Jorida Tabaku nuk justifikojnë shtyrjen  e vazhdueshme të afatit të këtij ligji, që sipas saj favorizon disa kompani dhe shtrembëron konkurrencën.

“Edhe sot e kësaj dite ne nuk e dimë se sa vende pune janë krijuar, sa të ardhura shtesë janë mbledhur, sa investime të huaja kanë ardhur. Kur unë bëra propozimin tim ishin vetëm tre investime të huaja.  Ligji i investimeve strategjike, shkel konkurrencën dhe marrëveshjen e stabilizim-Asociimit. Ligji ka favorizuar një grup kompanish dhe në gjykimin tim e ka shkelur konkurrencën”, tha Tabaku në Komision.

Edhe pse e mbështet këtë projektligji, deputeti i PS-së Erion Braçe propozoi që të rriten kushtet për të mos lejuar investimin me para kriminale, si dhe kërkoi që prona ku ngrihet investimi strategjik të blihet nga kompania dhe jo ti vihet në dispozicion nga shteti.

“Origjina e kompanive offshore duhet të jetë një kusht që duhet vendosur, dhe duhet parë me shumë vëmendje. Duhet ta kemi standardin përfitues, pasi ky ligj favore jep. Të vështirësohen paratë me origjinë, ruse, kineze por edhe nga krimi i organizuar, duhet të jenë pjesë të kushteve shtrënguese të këtij procesi. Duhet që edhe investitorët strategjik ta blejnë tokën, dhe mos ti vihet në dispozicion nga shteti”, tha Braçe.

Që prej vitit 2015 kur u miratua ky ligj janë miratuar gjithsej 40 projekte investimi strategjik, kryesisht në fushën e turizmit. Të gjithë investitorët strategjikë trajtohen në mënyrë të diferencuar nga bizneset e tjera, pasi përfitojnë lehtësi në taksa, procedura administrative të shpejta apo programe mbështetëse.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!