Insituti i Mjekësisë Ligjore do të ristrukturohet totalisht falë projektligjit të ri që rregullon veprimtarinë e institucionit, dhe që parashikon për herë të parë se kushdo që ka rezerva për një ekspertizë, mund të kërkojë kryerjen e saj privatisht, kundrejt pagesës së një tarife. Ministria e Drejtësisë ka hedhur per konsultim publik projektligjin që ka për qëllim përcaktimin e rregullave për mirëfunksionimin e mjekësisë ligjore në Republikën e Shqipërisë, si dhe unifikimin e procedurave për kryerjen e ekspertimeve në fushën e mjekësisë ligjore.
Ndryshe nga çfunksionon deri tani ky institucion, projektligji parashikon krijimin e Këshillit Shkencor, si dhe shtimin e zëvendësdrejtorit në strukturë. Gjithashtu është parashikuar edhe shtimi i kapaciteteve dhe kontraktimi i ekspertëve të jashtëm sipas nevojave që ka institucioni. Projektligji regullon mënyrën e emërimit të ekspertëve si dhe lirimin dhe shkarkimin e tyre nga detyra.
Një tjetër risi e parashikuar në draft, është edhe krijimi i listës së ekspertëve ligjorë të Insitutit të Mjekësisë Ligjore dhe publikimin e saj në Regjistrin Elektronik të Ekspertëve, me qëllim caktimin e tyre nga organet e drejtësisë kur u nevoiten. Sa i takon karrierës së eksperteve ne projekligj eshte parashikuar se ata duhet te kryejne trajnime të vazhdueshme për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të mjekësisë ligjore. Gjithashtu një rëndësi i është kushtuar edhe trajtimit të tyre financiar duke vendosur si nivel page minimale pagën e Sekretarit të Përgjithshëm të MD.
Ndërkohe në ndryshim nga çfarë ndodh deri tani, në ligj parashikohet se ekspertimi mund të kryhet edhe me kërkesë të palëve private jashtë proceseve gjyqësore sipas tarifave të përcaktuara. Në këtë mënyrë, drafti u jep mundësi të kërkojnë ekspertim tjetër të gjitha palëve që kanë vërejtje për ekspertimin e parë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
67.6%
-
PD
12.1%
-
Partitë e vogla
20.4%
Vota total: 481
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Kontrabanda e cigareve, arrestohen pronari i dyqanit dhe shitësi, nën akuzë dhe i vëllai
13 Mars, 14:36
-
Dosja e 'Sterilizimit'/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungoi e pandehura dhe avokati i saj! Biznesmeni Rrapaj kërkon avokat italian
13 Mars, 14:07
-
Çmontohet grupi që shiste drogë lokaleve të Tiranës dhe e trafikonin në Kosovë, ‘Tentakulat’ prangosin 5 persona, 5 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)
13 Mars, 13:39
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë! Pritet të ekstradohet në Australi
13 Mars, 12:21
-
Tiranë/ I arrestuar për vjedhje, 46-vjeçari gjendet i vdekur në bllokun e sigurisë! Ishte përdorues i drogës, prej kohësh merrte Xanax
13 Mars, 07:53
-
Komisionerja e BE në Tiranë: E meritoni integrimin, reforma në drejtësi gur themeli! Rama: Rruga jonë e vetme Europa! Batuta me Kos: Duam lekët tona (VIDEO)
13 Mars, 07:25
-
Zgjedhjet/ PSD dorëzon LISTËN në KQZ me emrat e kandidatëve për deputetë, Tom Doshi i pari në Shkodër! Kërkon rikthimin në Parlament pas 4 vitesh mungesë
12 Mars, 23:42
-
Ilir Yzeiri: Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve
12 Mars, 18:18
-
Report Tv zbardh listën e mbyllur të PD për Tiranën/ Kryeson Berisha, 4 vende aleatëve! Tabaku e Çupi në listë të hapur
12 Mars, 17:40
-
Aromë e rëndë në magazinën e Rossmann & Lala, 6 punonjëse përfundojnë në spital! Nis hetimi
12 Mars, 16:03
-
Prokuroria konfiskon 500 mijë euro e dy pasuri të Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj! Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt u dënua për fshehje dhe mosdeklarim të aseteve (VENDIMI)
12 Mars, 15:33
-
Vrasja e Behar Sofisë, GJKKO dënon me 35 vite burg organizatorin! ‘Bajlozi’ Jemin Shera ende në kërkim
12 Mars, 12:46