Drafti në Kuvend, PD: Djegim
mandatet, përshkallëzon krizën
Braçe: Bëhu qymyr, s'e djeg dot vendin

Drafti në Kuvend, PD: Djegim<br />mandatet, përshkallëzon krizën<br />Braçe: Bëhu qymyr, s'e djeg dot vendin
Një ditë pas firmosjes 'pro' dërgimit të draftit të Reformës në Drejtësi për diskutim në Kuvend Kreu i Demorkatëve ka reaguar mjaft ashpër. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Basha shkruan se dërgimi ne Kuvend i draftit te nje anshëm për ndryshimet kushtetuese, është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqëror në vend. 

Basha shkruan se "Çdo tentative për të trafikuar qoftë dhe një mandat te vetëm opozitar me paratë e pista te drogës dhe krimit qeveritar do te rezultojë ne djegien e mandateve opozitare si hapi i pare drejt përvelimit te parlamentit legjitim qe do te jete edhe përgjigja e merituar e popullit ndaj një qeverie qe i hap atij lufte, me çdo mjet qe siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit."

33 deputetë me kryesimin e kryetarit të komisionit të ligjeve dhe njëherazi Kreu i Komisionit të posaçëm parlamentar, Fatmir Xhafa kanë firmosur peticionin.

Mes deputetëve nënshkrues janë edhe kryetari i deputetëve të LSI në Kuvend, Petrit Vasili, anëtari i komisionit të Ligjeve Tahir Muhedini

Përmes këtij peticioni, ligjvënësit i kërkojnë Kuvendit përfshirjen e draftit të reformës në drejtësi në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Deputetët e mazhorancës kërkojnë që drafti i reformës në drejtësi të miratohet në seancën e Kuvendit brenda datës 15 korrik. 
 
Statusi i Kreut të Opozitës Bashës, në facebook: 

Dergimi ne Kuvend i draftit te njeanshem per ndryshimet kushtetuese, eshte nje akt i ulet provokimi dhe nje pershkallezim i krizes dhe tensionit shoqeror ne vend. 
I verbuar nga krimet dhe korrupsioni 3 vjecar, Edi Rama kerkon kapjen me cdo kusht te drejtesise per te garantuar paprekshmerine e tij dhe te bandes qe e rrethon. Kjo manover do deshtoje me turp.

Cdo tentative per te trafikuar qofte dhe nje mandat te vetem opozitar me parate e pista te droges dhe krimit qeveritar do te rezultoje ne djegien e mandateve opozitare si hapi i pare drejt pervelimit te parlamentit ilegjitim qe do te jete edhe pergjigjia e merituar e popullit ndaj nje qeverie qe i hap atij lufte, me cdo mjet qe siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit.

Rruga e vetme per nje reforme ne drejtesi qe ndeshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin eshte zbatimi i plote i rekomandimit 88 te Komisionit te Venecias.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr