Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, për prodhimin e inteligjencës në përmbushje të misionit të saj, sipas propozimit të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami do të ketë akses që të përdorë disa burime informacioni, duke përfshirë këtu edhe ato sinjalore si dhe burimet e imazheve, fotografive dhe hartave. "Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, përdor këto burime informacioni: burimet njerëzore;b)burimet sinjalore; c)burimet e imazheve/fotografive/hartave; ç) burimet e hapura", thuhet në draftin e propozuar nga Imami. Ndërkohë që Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes i ndalohet të kryejë veprimtari të karakterit policor. Në të njëjtën kohë kësaj agjencie i ndalohet të kryejë veprime për të realizuar qëllime dhe objektiva, që nuk kanë lidhje me misionin e agjencisë. Sipas draftit, informacionet e grumbulluara nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes nuk përbëjnë bazë ligjore për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, si dhe të interesave të personave, fizikë e juridikë.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)











