Prokurorët dhe gjyqtarët do të shkarkohen nëse nxjerrin të dhëna sensitive. Sipas draftit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, nëse ka prova se një kryetar apo një gjyqtar i gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një drejtues apo prokuror i Prokurorisë së Posaçme ka nxjerrë informacion sensitiv, qoftë nga pakujdesia apo me qëllim, ai person mund të shkarkohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor apo Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
/Shqiptarja.com








