Ministria e Financave ka ndër mend të rrisë akcizën për birrën dhe vëren e prodhuar ne vend, duke ulur nga ana tjetër atë që vjen nga importi. Një masë e tillë ka qëllim shmangien e uljes së sasive të deklaruara nga ana e prodhuesve shqiptarë më qëllim uljen e detyrimeve tatimore.
 
Për birrën që prodhohet në vend, akciza mendohet të rritet nga 360 lekë për hektolitër në 400 lekë për hektolitër. Për birrën e importit kjo taksë ulet nga 710 lekë, që është aktualisht, në 600 lekë për hektolitër.
 
Diferenca aktuale prej gati dy herësh e taksave për birrën e importit dhe atë të vendit ishte vendosur për të mbrojtur prodhimin vendas ndaj emrave gjigantë ndërkombëtarë të pijeve alkoolike.
 
Por, në paketën e re, kjo diferencë ngushtohet fort, duke e ekspozuar më tej prodhimin vendas përballë konkurrencës së ashpër që vjen nga jashtë. Në të njëtin kah janë lëvizjet edhe në taksimin e verës, ku rritet me 73 për qind akciza për atë të prodhuar në vend dhe ulet me 47 për qind ajo për verën e importit, duke u njehsuar në një normë të vetme prej 5200 lekë për hektolitër.

Duhani 

Ndërkohë që duket se qeveria ka ndër mend të heë dorë nga rritja e përvitshme e akcizës së cigareve, e cila mendohet si shkaktari i rënies së ndjeshme të importeve për këto produkte.
 
Shqipëria ka nivelin më të lartë të akcizës në rajon, shkak për të cilin mendohet se ka sjellë edhe rritjen e kontrabandës. Njëherësh financat kanë propozuar që të hiqet akciza për këto mallra për shkak të informalitetit e kontrabandës shumë të lartë në këtë treg, i cili vështirë të kontrollohet si kur bëhet fjalë për produktet vendase, ashtu edhe te kontrabanda.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)