
Kryeministri Italian Mario Draghi ka dënuar krimet e luftës në Ukrainë, teksa ka theksuar se presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë përgjegjësi për këto krime.
"Krimet e luftës duhet të ndëshkohen. Presidenti Putin, autoritetet dhe ushtria ruse do të duhet të përgjigjen për veprimet e tyre. Presidentit Putin i them edhe një herë t'i japë fund armiqësive, të ndalojë masakrat e civilëve, të marrë pjesë seriozisht në negociatat për arritjen e paqes. Për Rusinë, lufta nuk ka kuptim: do të thotë vetëm turp. izolimi, varfëria”, tha Draghi.
Lajmi kryesor:
Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus











