
Kryeministri italian Mario Draghi ka zhvilluar një bisedë të re telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në qendër të bisedimeve ishin zhvillimet e fundit të konfliktit në Ukrainë. Zelensky u ankua për bllokadën ruse të korridoreve humanitare dhe vazhdimin e rrethimit dhe bombardimeve të qyteteve. Draghi përsëriti mbështetjen e vendosur të qeverisë italiane për autoritetet dhe popullin ukrainas dhe gatishmërinë e plotë të Italisë për të kontribuar në veprimet ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për krizën në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini












