Drake rreh Chris Brown

Drake rreh Chris Brown
Chris Brown është përgjakur i tëri në fytyrë pas një përleshje me reperin dhe rivalin e tij, Drake dhe shkaku i zënkës ka qenë Rihanna. The Sun raporton se incidenti ka ndodhur në një klub nate në New York, ndërsa rivaliteti mes tyre për pop yllin Rihanna besohet se ka bërë që ata të përleshen. Sipas tabloidit britanik, Chris Brown postoi një foto në Twitter, duke treguar shenjat e tij në fytyrë. Incidenti besohet të ketë filluar kur Brown dërgoi një shishe shampanjë në tavolinën e Drake. Drake më pas e ktheu këtë shishe shampanjë me një fletë ku shkruante: “Unë jam duke e shkuar me dashurinë e jetës tënde, ti merru me mua”. Më pas gjithçka u shndërrua në një përleshje të madhe, nga e cila i lënduar ka mbetur Brown, i cili u godit me një shishe në fytyrë.
Chris Brown ishte ndarë nga Rihanna në vitin 2009 pasi e kishte rrahur atë pak para Grammy Awards. Marrëdhëniet mes Chris Brown dhe Rihannas besohet se janë përmirësuar që nga ajo kohë edhe pse problemi i Brown me Drake është një konflikt i hershëm.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë