Nuk ka ecur kurrë me këmbët e veta....
Aldo është 17-vjeç, djali i vetëm i familjes Lloha në Pogradec. Ka lindur me sindromën “Down” dhe i paralizuar në gjymtyrët e poshtëm....
Arbeni dhe Saberja i kanë kushtuar jetën djalit të vetëm, por tashmë në moshën 60- vjeçare të dy janë sëmurë, e të pamundur për tu kujdesur për të.
Sabere Lloha vuan nga disa sëmundje, ndaj trajtohet prej vitesh me pension invaliditeti. Për djalin, kujdesej më së shumti babai, Arbeni, por fatkeqësisht pësoi parainfarkt dy javë më parë. Tashmë në familjen Lloha janë tre të sëmurë, na tregon mes dhimbjes baxhanaku i Arbenit, Përparim Muçollari.
“Djalin e kanë të sëmurë, është invalid dhe nuk lëviz. Këta janë edhe vetë të pamundur. Arbeni ka bërë operacion para dy javësh, ka vënë 4 unaza në zemër, pastaj ka dhe një tjetër ndërhyrje në zemër pas një muaji”.
Arben Lloha, i sapo operuar në zemër tregon për vështirësitë, teksa bën apel për një banesë dhe për një karrocë elektrike për të birin, i cili që nga lindja nuk mund të lëvizë. Një karrocë elektrike dhe një mbështetje me ushqime e ilaçe, është emergjente për familjen Lloha.
“Një shtëpia duam se jemi me qira”, tha Arbeni.
“Për djalin ne të afërmit kujdesemi, ai ka nevojë se djali nuk mundet më për ta ngritur për ta larë, ne kujdesemi. Vetë Arbeni i shërbente djalit, e kishte në kujdestari. E shoqja nuk është e aftë, por tani u bënë të tre të sëmurë. Tani njëri nga ne të afërmit duhet ta marrë në kujdestari. Duhet dhe një karrocë elektrike, për të dalë do të dalë, e kupton se I ati nuk është në gjendje”, tha Përparim Muçollari.
Familja Lloha banon në një shtëpi me qira në lagjen nr.5 të qytetit Pogradecit, ndërsa të ardhurat e vetme janë pensioni i invaliditetit për nënën dhe djalin....
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërdori detyrën për vëllanë ndërtues, SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri
21 Janar, 12:45
-
Aksioni i RENEA-s në Pogradec, Gjykata cakton masat e sigurisë për 6 të arrestuarit
20 Janar, 16:08
-
Nis censusi i shpendëve në liqenet e Ohrit e Prespës, studiuesit: Numri i tyre është ulur, ndikon njeriu
19 Janar, 16:01
-
Rama: Ndërtojmë qendrën e parë të skive në Korçë! 160 bujtina, 500 mijë turistë flenë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’
19 Janar, 13:07
-
Motra e Egli Progës reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit Hoxha: Përdhos kujtimin e vëllait tim dhe fsheh të vërtetën
18 Janar, 22:48
-
Gripi lë pasoja në mushkëri, rritet numri i pacientëve të rinj, mjekja: Mos e neglizhoni sepse kalon në pneumoni
17 Janar, 17:24
-
SKEDA/ Kush janë 2 nga emrat e listës, e kaluara e tyre dhe pse u prangosën sot! Bonos iu gjetën 100 mijë euro, mik i Gjin Nikës
17 Janar, 16:10
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar, 08:14
-
Licencuan karburantin pa leje ndërtimi, mbahet seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun socialist të Devollit e 4 zyrtarë! Kërkojnë pushimin e çështjes
16 Janar, 09:33
-
U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë
14 Janar, 23:55
-
Spektakël në Ohër, flet për Report Tv sërfisti fluturues: Kur fillon era, lë punën e çdo gjë, dal në liqen! E kisha në gjak që fëmijë, e mësova në Itali
14 Janar, 17:46
-
Reshjet e dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja Skënderbeu-Vora ndryshon stadium
14 Janar, 11:42
Sado keq qe me vjen, prap pyes kujt ja kerkon shtepine ky??
Përgjigju