Pas publikimit të mesazheve intime mes rreperit dhe ish Miss Kosovës, këta të fundit u shprehën se do ta dërgonin çështjen në gjykatë, pasi fotografitë janë të montuara.
Shumë media kanë shkruar rreth ngjarjes, ndërsa portali Indeksonline që ka dhe ekskluzivitetin e fotografive, ka deklaruar se janë të vërteta dhe i kanë siguruar falë ish- gruas së rreperit.
Po ky portal ka vijuar ditën e sotme me publikimin e bisedave të tjera ku duket se rreperi dhe Afërdita kërcënojnë Egzonën për fotot e publikuara.
Ndërkohë ende mbetet për t'u ditur nëse bisedat janë reale apo të montuara siç pretendojnë dhe 'viktimat'.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)